(VIDEO) Identifikohen tri të vde’kurat, gjendet edhe trupi i pajetë i personit të katërt

(VIDEO) Identifikohen tri të vde’kurat, gjendet edhe trupi i pajetë i personit të katërt

Një aksident fatal që ndodhi në afërsi të fshatit Rashçe i mori jetën katër pjesëtarëve të familjes Asllani nga fshati Gërçec i Shkupit. Rreth 24 orë pas aksidentuit tragjik forcat e kërkim- shpëtimit e gjetën edhe trupin e pajetë të personit të katërt, 56 vjeçarit ishte brenda veturës e cila të enjte ra në ujërat e lumit Vardar, në afërsi të fshatit Rashçe.

Të enjten në mbrëmje rreth orës 21 u gjetën trupat e 3 të ndjerave të cilët u dërguar për obduksion. Aksidentuit fatal I shpëtoi një fëmijë katër vjeçar, gjendja shëndetësore e të cilit është stabile. Nga Klinika Kirurgjikale për Fëmijë në Shkup noftuar se ai ka dalë nga spitali dhe është dërguar në mjekim shtëpiak.

Nga Ministra e Punëve të brendshme kanë njoftuar se rasti në polici është paraqitur të enjten në ora 16:00 dhe menjëherë pas marrjes së informacionit ekipet speciale janë dërguar në vend-ngjarje.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Rreth orës 21:00, zyrtarët nga njësiti Tigrat kanë nxjerrë automjetin ‘Audi’ me targa të Shkupit nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre femrat e ndjera N.A.(23), V.A (25) dhe Z. A. (59) nga fshati Gërçec, Shkup. Një mjek nga Shërbimi i Emergjencave Mjekësore ka konfirmuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dhënë për obduksion”.

Nga Prokuroria themelore Publike kanë njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontrollë në vend-ngjarje.

PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE

Sipas informacioneve fillestare, automjeti drejtohej nga njëra prej të ndjerave. Gjithashtu do të lëshohet urdhër për ekspertizën e makinës. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik janë intervistuar dëshmitarët okularë të ngjarjes si dhe familjarët e familjes në automjet për zbardhjen e të gjitha rrethanave”.

Vetura “Audi”, në të cilën ishin 5 persona, gjatë ditës së enjte doli nga rruga dhe ra në ujërat e lumit “Vardar”, rrugës për në fshatin Rashçe.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING