(VIDEO) Ideja e një Vatikani në Tiranë, Rama nuk heq dorë nga mini shteti Bektashian

(VIDEO) Ideja e një Vatikani në Tiranë, Rama nuk heq dorë nga mini shteti Bektashian

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i sigurt se shteti bektashian do të bëhet një ditë, edhe pse ideja e tij është kundërshtuar gjerësisht që nga plasimi i idesë javë më parë. Rama e ka riaktualizuar çështjen duke theksuar se ideja e shtetit bektashian është shumë pozitive për Shqipërinë, ndërkohë që kritikët e kësaj ideje këmbëngulin se në fakt është e kundërtra, një minishtet i një komuniteti të vogël në zemër të kryeqytetit shqiptar do të ishte vetëm ngjizja e një tharmi që do të lëkundë themelet e identitetit kombëtar mbi të cilin është ndërtuar shteti.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“Ky është një komunitet i cili ndryshe nga komunitetet tjera fetare nga komuniteti mysliman, nuk i përket një bashkësie globale që në rastin e muslimanëve është miliardë, në rastin e katolikëve është qindra milionë, në rastin e ortodoksëve është qindra qindra milionë dhe që janë komunitete të cilat janë pjesë e një rrjeti, kanë mundësi të edukojnë imamët, priftërinjët të gjithë klerikët e rinjë nëpër shkolla, kanë mundësi të marin mbështjete ,donacione. Ky është një thesar shqiptar, është një komunitet shumë i veçantë dhe dhënia e një statusi të veçantë këtij komuniteti, një juridiksioni sovran është ngritje në një lloj tjetër piedestali të një thesari të kulturës shqiptare”.

Rama tha se formimi i këtij shteti nuk paraqet rrezik apo dëm për shqiptarët, ndërkohë që ai është dhuratë vetëm për një komunitet të vogël.

EDI RAMA, KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

“E vetmja gjë që të gjithë duhet ta kenë parasysh është se bëhet fjalë për të njejtin perimetër brenda mureve të cilit sot është, është komuniteti kryegjyshata dhe atij, bredna atij perimetri i jepet një juridiksion i posatçëm dhe ai entitet aty në atë juridiksion të posatçëm nuk është një shtet në kuptimin që vendos taska që ka policinë që ka ushtrinë etj. Të gjitha këto janë funksione të teritorit të Shqipërisë, por është një entitet me një imunitet diplomatik. Me një përfaqësim diplomatik dhe në një farë mënyre është një mikro Vatikan që funksionon për komunitetin bektashi por që është i hapur për të tërë”.

Rama tha se pro¬cesi i formimit të shtetit bektashian ka nisur dhe se kjo nuk kërkon asnjë ndryshim kushtetues. Por, kritikët thonë se në fakt realizimi i tij do të shkaktonte një pështjellim që do të ndikonte në strukturën aktuale juridike dhe kushtetuse të vendit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

 

 

MARKETING