(VIDEO) Ibrahimi: Limani pengon hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë
Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi dhe ai i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, akuzojnë Ministrinë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, se po pengon hapjen e çerdheve në këto komuna. Sipas Ibrahimit, ministri Fatmir Limani, i për muaj të tërë, për arsye politike po mban peng fillimin e funksionimit të çerdhes “Valbona Zimberi-Valbona 2001” në fshatin Mateç dhe hapjen e çerdhes së parë në nivel të komunës së Haraçinës me kapacitet me mbi 220 fëmijë. Ai tha se, objektet e çerdheve në këto dy komuna janë të gatshme për të pranuar fëmijët e moshave parashkollore në hapësirat e tyre, të gjitha procedurat teknike dhe administrative janë të përfunduara dhe procedura është bllokuar në Ministrinë e Politikës Sociale.
Ridvan Ibrahimi, kryetar i Komunës së Çairit
“Pavarësisht se administrata komunale disa herë ka korigjuar tabelaret e kthyera nga Ministria, në kohë sa më të shkurtë kemi korigjuar sipas kërkesës dhe për të njejtat është dhënë pëlqim nga Ministria e Financave, mirëpo ministri jolegjitim, Fatmir Limani ka vendosur pa asnjë shpjegim apo arsyetim ti bllokoj pëlqimetnë sirtaret e tij, duke mos i lëshuar në procesim dhe njëherit bllokon punësimet të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e çerdheve. Për ta konstatuar se ministri jolegjitim Fatmir Limani ka vepruar në bazë të inateve dhe frustrimeve politike, në të njejtën procedurë, identike, kanë qenë edhe çerdhet nëkomunat e Çairit dhe Tetovës, për të cilat më janë lëshuar pëlqimet”.
Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se pse, këto çerdhe nuk janë hapur edhe pse objektet janë të gatshme, ai tha se, është problem i trashëguar nga qeveria e kaluar dhe i njëjtë është tejkaluar, duke shtuar se, është dhënë pëlqim për punësim edhe nga ana e Ministrisë së Financave.
Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së
“Është tejkaluar problemi rreth dhënies së provimit, i cili ishte problem akut dhe ai ishte problem ku qindja përkëdhelëse dhe edukatore nuk mund të merrnin licenca adekuate që të punësohet. Me vendim të Qeverisë, me të cilin e vazhduam mënyrën e vjetër të dhënies së provimit deri në fund të vitit 2025 u tejkalua edhe ky problem. Kështu që, po i zgjidhim problemet dhe jam i bindur se, edhe ato çerdhe së shpejti do të jenë funksionale”.
Nga ana tjetër, kryeministri sot mori pjesë në vënien e gurthemelit të një çerdhe të re në lagjen Rasadnik në Komunën e Kisella Vodës, me kapacitet për 120 fëmijë. Siç u tha në këtë ngjarje, vlera e këtij projekti është 35 milionë denarë.
Teuta Buçi /SHENJA/