(VIDEO) U merret licenca 479 kompanive të ndërtimit

(VIDEO) U merret licenca 479 kompanive të ndërtimit

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, ka njoftuar marrjen e licencës së 479 kompanive në fushën e planifikimit urbanistik dhe ndërtimit. Ai tha se të gjitha gjetjet do të procedohen te organet tjera të cilat duhet më tej të hetojnë punën e këtyre kompanive.

Shkeljet më të mëdha, sipas Nikollovskit, janë për numrin e nevojshëm të të punësuarve kurse në pjesën e cilësisë së ndërtimeve dhe të realizimit në kohë do të konstatohen ndërkohë.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI,MINISTËR I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

Gjithsej do të merren 479 licenca prej të cilëve 73 persona juridik për kategorinë A të ndërtimeve, 228 të kategorisë B të ndërtimeve, 9 A mbikëqyrje të ndërtimit, 32 B mbikëqyrje të ndërtimit, 32 për projektim A, 78 për projektim B, 7 për revizion B të dokumentacionit të projektit, 3 për A revizion të dokumentacionit të projektit, dy persona juridik për mirëmbajtjen e objekteve, dy persona juridik për drejtues të ndërtimit dhe 13 persona për përpunimit e planit detal urbanistik.

Kjo listë siç sqaroi Nikollovski, do të dorëzohet te institucionet e duhura për veprim të mëtejshëm. Ai gjithashtu njoftoi se do të bëhen ndryshime ligjore me të cilat këto kontrolle do të bëhen të detyrueshme çdo gjashtë muaj dhe jo si deri më tani, mbi bazë vullnetare. Ai tha se nuk është qëllimi që të dënohen kompanitë, por tha se ata kompani që janë pajtuar të funskionojnë ti respektojnë ligjet e kërkuara.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING