(VIDEO) Hungaria do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut për shuarjen e zjarrev

(VIDEO) Hungaria do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut për shuarjen e zjarrev

Qendra për Menaxhimin e Krizave njofton se gjithsej 28 zjarre të hapura janë shënuar vetëm gjatë ditës së kaluar, ku dhjetë prej tyre janë ende aktive. Ata theksojnë se ndër zjarret më të rënda e ka kapluar Staro Nagoriçanin, ku vijon në Kratovë, Makedonski Brod dhe Sveti Nikollë. Gjatë ditës së sotme,helikopterët e policisë hodhën mbi 166 tonë ujë në zjarret pranë Pehçevës dhe Nagoriçanit. Siç njoftoi Ministria e Brendshme, helikopteri Bell 412 hodhi 42 tonë ujë në 28 cikle, dhe me këtë u vu nën kontroll një nga degët pranë fshatit Malotino.

Ndërsa pritet që të ndihmojnë edhe gjashtë helikopterë të tjerë dhe katër air traktor, të cilët janë pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian. Ndërkaq, mbështetje ka edhe nga Hungaria nga ku do të arrijnë automjete terreni dhe aeroplanë, ku për këtë, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Facebook.

Timço Mucunski, ministri i Punëve të Jashtme

Në bisedën e sotme telefonike, kolegu im hungarez, Peter Sijarto më informoi se Hungaria do të dërgojë tre automjete kundër zjarreve dhe aeroplanë të cilat do të ndihmojnë në ballafaqimin me zjarret. Ndihma nga Hungaria është e një rëndësie të madhe”.

Në ndërkohë, gjatë ditës së djeshme edhe Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, gjendjen e vlerësoi si të rëndë dhe apelon qytetarët që të mos marrin pjesë në shuarje, nëse nuk pranohen nga komandantët lokalë. Ndërkaq, Qendra për menaxhimin e krizave është e gatshme të përballet me zjarret si asnjëherë më parë, thekson Angelov.

 

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING