(VIDEO) Hulumtim: Qeveria dhe komunat shkurtuan 220 milionë euro nga projektet për qytetarët në vitin e krizës 2022

(VIDEO) Hulumtim: Qeveria dhe komunat shkurtuan 220 milionë euro nga projektet për qytetarët në vitin e krizës 2022

Qeveria dhe komunat kanë shkurtuar 220 milionë euro nga projektet për qytetarët në vitin 2022 që ishte i shpallur si vit i krizës. Kështu raportuan  nga Qendra për Komunikim Civil, Shoqata e Këshilltarëve Tatimore dhe “Aktivo” në hulumtimin e bërë për pasojat e rritjes së kostove buxhetore të krizës në vitin 2022, në fushat që ndikojnë në jetën e qytetarëve, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal.

 QENDRA PËR KOMUNIKIM CIVIL

“Qeveria sakrifikoi projekte prej të paktën 170 milionë eurosh si: renovimi i objekteve shëndetësore, blerja e pajisjeve mjekësore, ndërtimi i kopshteve dhe shtëpive për të moshuarit, ndërtimi i rrugëve, rindërtimi i konvikteve studentore, si dhe projekte për përmirësimin e gjendjes shëndetësore si dhe 50 milionë euro shtesë projekte kapitale  që do të realizoheshin nga autoritetet lokale”

Për të mbuluar ndikimin e krizës energjetike në investime kapitale gjatë vitit 2022, 28 për qind e shpenzimeve kapitale janë shpenzuar për pagesa që nuk mund të reduktohen në kategorinë “kapitale”.

QENDRA PËR KOMUNIKIM CIVIL

“28 për qind e të ardhurave kapitale ose 130 milionë euro janë shpenzuar për pagesa si p.sh. për ‘Elektranat’ për të tejkaluar krizën energjetike si dhe pagesat e garancive në këste për kreditë e kompanive shtetërore. Totali i obligimeve financiare të raportuara të subjekteve buxhetore vetëm në vitin 2022 është rritur për 186 milionë euro të tjera, pra me 30 për qind, duke arritur në shumën totale prej 800 milionë eurove”.

Sipas raportit, autoritetet lokale kanë vepruar sikur të mos ishte vit krize kur është fjala për shkurtimin e kostos së shpenzimeve të udhëtimit, pagave, punësimeve të përkohshme, të cilat gjatë vitit të krizës janë rritur.

/SHENJA/

MARKETING