(VIDEO) Hoxhallarët e Tetovës shkojnë në konak të reisit

Hoxhallarët e Tetovës sot kanë takuar kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir ef. Fetahun, të cilin kanë tentuar ta bindin që të tërhiqet nga vendimi pa ta shkarkuar Qani efendi Nesimin nga kreu i Myftinisë së Tetovës. Hoxhallarët e Tetovës thonë se këtë kërkesë e kanë nënshkruar 232 qytetarë, nga 65 xhami ku janë përfshi nëpunës fetar nga xhamitë. Në Myftininë e Tetovës gravitojnë 95 xhami. Ndërkaq, pas takimit që nuk ka zgjatur shumë, hoxhallarat janë shprehur tejet të zgjënjyer, madje ata akuzojnë Fetahun, se nuk dëshiron ta zgjidhë këtë problem.
MARKETING
HOXHA
“Ju kumtojmë se pas takimit me Reis Ulema, hafiz Shaqir Fetahun, dolëm tepër të zgjënjyer dhe jo të përfillur mirë, sa që edhe kamermanët na i largojë që morëm leje prej tyre. Siqdoqoftë, ata vulosën dhe ata protokoluan e 65 xhamive dhe 232 nënshkrimeve, por nuk than dhe nuk duan, që ta zgjedhin problemin e Tetovës. Le tju jetë bakshish se di munet me 200 mi besimtar të qytetit të Tetovës të tallet një grup, i cili nuk e di edhe vet se pse e ka humbur rrugën”.
Ndërkohë, gjatë ditës ata informuar se në këtë takim kanë kërkuar nga Reis Ulema, hafiz Shaqir Fetahu dhe rijaseti të tërheqin vendimin siç e quajnë ata, anikushtetues, për shkarkimin e myftijut aktual të Myftynisë së Tetovës Dr, Qani Nesimit, si dhe vendimin për emërimin e Selver Xhamailit. Vetëm kështu, ata deklaruan se do të mundohen ta “qartësojnë dhe qetësojnë” Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së.
Samir Mustafa /SHENJA/