(VIDEO) Higjiena komunale hoqi mbi 1500 metër kub mbeturina nga deponitë ilegale
Gjatë muajit nëntor, janë larguar 1500 metra kub mbetje nga deponitë ilegale. Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale informoi se është ndërhyrë pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit, si dhe në të ashtuquajturat ‘pika të zeza’, ku është vërejtur hedhje e vazhdueshme e mbeturinave në hapësira publike dhe rrugore.
HIGJIENA KOMUNALE SHKUP
‘’Gjatë muajit të kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup kanë mbledhur dhe transportuar 1500 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të parregullt, përfshirë mbeturina të përziera komunale, voluminoze dhe inerte nga ndërtimet”.
Nga Higjiena Komunale sqaruan se në këto të dhëna mujore nuk janë të përfshira sasitë e hequra të mbeturinave të hedhura në mënyrë të parregullt gjatë aksionit masiv për pastrimin e kryeqytetit, i cili u zhvillua nga data 6 deri më 9 nëntor.
Eko-patrulla pranë NP Higjienës Komunale Shkup realizoi gjithsej 179 biseda edukative me përfaqësues të subjekteve ekonomike, si dhe me persona të cilët janë kapur duke hedhur mbeturina në mënyrë të parregullt ku janë përgaditur dhe procesverbale.
Përfaqësuesit e Eko-patrullës informuan qytetarët për mënyrën, vendin dhe kohën kur, në përputhje me dispozitat ligjore, duhet të hedhin mbeturinat komunale dhe ato të ambalazhit. /SHENJA/

