(VIDEO) Heshtje para Jeni Xhamisë që u bë “Muze”, dera e mbyllur interesim aspak

(VIDEO) Heshtje para Jeni Xhamisë që u bë “Muze”, dera e mbyllur interesim aspak

Një ditë para shënimit të ditës së alfabetit shqip, kjo godinë që gjendet prapa meje edhe pse vite më parë ishte xhami e quhej ‘Jeni Xhamia’, u shëndërrua në Muze të kulturës krishtere nën pretekstin se gjatë gërmimeve arkwologjike në themelet e saj janë gjetur ish katedralja dhe kisha më e madhe në Manastir, ‘Shën Gjergji’.

Me lokacion në zemër të qytetit të Manastirit, Jeni Xhamia që quhej deri dikur, gjurmë të së cilës gjenden edhe sot në oborrin e saj, tani do të jetë muze kulturor krishter dhe islame.

Aty mbizotëronte atmosferë e qetë dhe muzeu ishte i mbyllur përshkak të përfundimit të orarit, gjegjësisht ai do të ishte i hapur për vizitorët deri në ora 14:00.

Ajo që bën përshtypje kur bëhen lëvizje të këtilla është pikërisht fakti se përkojnë me data të rëndësishme për shqiptarët siç ishte kjo e Ditës së Alfabetit Shqip, me reagimet e të cilave tentohet të zbehet një datë historike për shqiptarët. Pasi që gërminet arkeologjike ka vite që kanë nisur dhe kanë vijuar në këtë xhami, prandaj dhe deri tani ishte e mbyllur. Por, as nuk është rasti i vetëm që një xhami të kthehet ne muze apo në kishë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING