(VIDEO) Heqja e balancuesit, Komisioni i Venedikut kërkon sqarim nga gjykata kushtetuese

(VIDEO) Heqja e balancuesit, Komisioni i Venedikut kërkon sqarim nga gjykata kushtetuese

Gjatë qëndrimit të tyre në Shkup, me ftesë të Qeverisë, delegacioni i Komisionit të Venedikut ka qëndruar në Gjykatën Kushtetuese dhe është takuar me kryetarin Darko Kostadinovski dhe gjykatësen Ana Pavllovska Daneva. Sipas njoftimit të Kushtetueses, mes tjerash është biseduar për “Balancuesin”, mekanizmi për punësim bazuar në kombësi në institucionet shtetërore, i cili u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese tetorin e kaluar.

Gjykata Kushtetuese

Anëtarët e Komisionit të Venedikut shfaqën interes për kuptimin e përmbajtjes së vendimit të Gjykatës, sipas të cilit u shfuqizuan më shumë dispozita dhe akte nënligjore që kishin të bëjnë me idenë e ‘përkatësisë së bashkësive’, mes të cilave janë edhe pjesë të Metodologjisë për planifikimin e punësimeve në sektorin publik në përputhje me parimin e përfaqësimit të dretë dhe adekuat, i njohur në opinion si ‘Balancuesi’”.

Gjithashtu theksuan se në takim, të dyja palët shprehën kënaqësi për nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe dialogun e vazhdueshëm për çështje në fushën e drejtësisë kushtetuese dhe sundimit të ligjit, si dhe gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv në periudhën e ardhshme.

Për vizitën e delegacionit të Venedikut njoftoi një ditë më parë zëvendëskryeministri Arben Fetai, i cili u shpreh se ekipi i Qeverisë ka mbajtur një diskutim të frytshëm me përfaqësuesit e delegacionit, për tekst draftin e ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuad. Mendim nga Komisioni i Venedikut, sipas Fetait, pritet të ketë në fillim të dhjetorit.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING