(VIDEO) Haqim Ramadani kërkon takim me ndërkombëtarët

(VIDEO) Haqim Ramadani kërkon takim me ndërkombëtarët

Një betejë e vërtetë elektorale, një garë që mbajti frymën pezull deri në momentet e fundit, ishte pikërisht gara për komunën e Bërvenicës, ku emocionet arritën kulmin teksa dy kandidatët u përballën në një duel të ngushtë për pushtetin lokal. Jovica Ilievski, kandidati i VMRO-DPMNE-së, dhe Haqim Ramadani, kandidat i koalicionit VLEN , zhvilluan një garë, që tërhoqi vëmendjen e opinionit.

Pas numërimit të votave, Ilievski arriti të sigurojë fitoren me vetëm 150 vota diferencë, ndërsa ky rezultat për Ramadanin është i pa pranueshëm. Ai ka kërkuar takim të menjëhershëm me përfaqësuesit ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor në këtë komunë, pasi sipas tij, ka pasur parregullsi të shumta në procesin zgjedhor në Komunën e Bërvenicës.

HAQIM RAMADANI, KANDIDAT I VLEN-IT PËR KOMUNËN E BËRVENICËS

Të nderuar përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NDI-së dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që monitorojnë dhe mbështesin proceset zgjedhore. Në cilësinë time si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, kërkoj një takim të menjëhershëm me përfaqësuesit tuaj për të diskutuar zhvillimet dhe parregullsitë që kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor në komunën tonë”.

Ramadani thotë se është me rëndësi thelbësore që çdo votë e qytetarëve të Bërvenicës të respektohet dhe që procesi zgjedhor të jetë i drejtë, transparent dhe në përputhje me standardet demokratike ndërkombëtare. Ai shton se kjo kërkesë bëhet në frymën e transparencës, drejtësisë dhe respektit ndaj vullnetit qytetar. Ai tha se gjatë ditëve në vazhdim do t’i publikojë, siç i quan ai, të gjtha pazaret e pista me argumente dhe të vërtetën e hidhur të krtyetarëve të partive shqiptare.

Kujtomë se në zgjedhjet e 2 nëntorit në komunën e Bërvenicës, Jovica Ilievski nga VMRO, ka arritur të fitoj 4.374 vota, ndërsa Haqim Ramadani nga VLEN, ka fituar 4.224 vota.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING