(VIDEO) Hapet zyrtarisht çerdhja “Bambi” në Çair

Pritjeve të gjata dhe anulimeve ju erdhi fundi dhe sot edhe zyrtarisht u pre shiriti i kuq për hapjen e çerdhes “Bambi” në Çair, që është edhe çerdhja me kapacitetin më të madhë në nivel republikan. Për të prerë shiritin e këtij investimi erdhi zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti i shoqëruar nga ministri Fatmir Limani po edhe kreu aktual i Çairit, Visar Ganiu. Në fjalimin e tij gjatë hapjes solemne, zv/kryeministri Izet Mexhiti tha se ky objekt do t’u shërbejë ardhmërisë dhe fëmijëve që për Çairin janë të rëndësisë së veçantë.
Mexhiti njoftoi se objekti në fjalë ka kushtuar 2 milion euro, kurse tha se do të ketë edhe dy objekte të tjera po në Çair dhe tha se mjetet edhe janë ndarë.
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR
“Janë ndarë nga Qeveria edhe mbi 3 milionë e gjysmë euro për ndërtime të njëjta, për të shkuar në histori barakat dhe ndërtesat e vjetra komuniste në Çair, që ishin me kushte jo të mira për fëmijët, për gjeneratat e tashme dhe të ardhëshme. Kështu do të jetë dhe shumë shpejtë duam ti fillojmë muajt në vijim edhe çerdhen Vesëza dhe çerdhen Borëbardha”
Për ministrin Fatmir Limani, “Bambi” është kopshti më modern në nivel republikan. Deklaroi se ky objekt është ndërtuar në bazë të të gjitha kritereve europiane që garantojnë edukim cilësorë.
FATMIR LIMANI – MINISTËR
“Është një investim në fëmijë, në sigurinë e tyre dhe në të ardhmen e të gjithë shoqërisë. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të bllokuar projekte të tilla nga politikan që duan të vendosin interesin personal para interesit të fëmijëve, ne sot, ja dolëm. Ja dolëm sepse besojmë në detyra dhe detyra jonë është që të ndërtojmë një vend ku çdo fëmijë do të ketë fillim dhe mundësi të barabartë”
Për investimin dhe kapacitetin folën edhe Visar Ganiu, kryetar aktual i Komunës po edhe drejtoresha e këtij institucioni. Kutjojmë se afati për hapjen e çerdhes Bambi është shtyrë disa herë nga zyrtarët politik të cilët gjithnjë gjenin arsye për vonesat.
Mevludin Imeri /SHENJA/