(VIDEO) Hapet panairi i librit në Prishtinë, SH.B. “Logos-A” vjen me botime të reja për lexuesit shqiptarë

MARKETING
Me moton “Inteligjenca rrjedh nga libri” u hap në prishtinë edicioni i 25-të i Panairit të librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komunës së Prishtinës dhe Pallatit të Rinisë.
Panairi është pa pagesë dhe i hapur për vizitorët, çdo ditë nga ora 9:00-21:00, ndërkaq panairi pritet të mbyllet më 15 qershor në orën 19:00.
Në këtë event kulturor, do të marrin pjesë rreth 100 botues nga trojet shqiptare, Kosovë, Shqipëri, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Në këtë panair të librit “Prishtina 2025”, numri i titujve të rinj për lexuesit do të jetë rreth 2000.
Sh.B. “Logos-A”, edhe këtë vit është pjesëmarrëse në Panairin e Librit “Prishtina 2025”, ndërkaq në stendën e kësaj shtëpie botuese e cila ofron mbi 100 tituj për lexuesin shqiptarë, mund t’i gjeni edhe këto vepra:
TABELË
– Veprat e Sami Frashërit në shtatë vëllime
– René Guénon: Mbretërimi i Sasisë dhe Shenjat e kohës
– Thomas Carlyle: Mbi Heronjtë, admirimin e tyre dhe heroiken në histori
– C. S. Leëis: Shfuqizimi i njeriut
– Branislav Nushiq: Pranë brigjeve të liqenit të Ohrit
– Hamude Abdulati: Struktura familjare në islam
– Enes Karić: Si të lexohet Kur’ani (I-II-III) në tre vëllime
– Milazim Krasniqi: A do të rehabilitohen shqiptarët.
Ndryshe, në Panairin e Librit “Prishtina 2025”, të cilin pritet ta vizitojnë rreth 30.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës, gjithashtu, gjatë kësaj jave të librit, pritet të realizohen mbi 40 aktivitete kulturore, promovime, debate. /SHENJA/