(VIDEO) Hapet më në fund çerdhja në komunën e Haraçinës

(VIDEO) Hapet më në fund çerdhja në komunën e Haraçinës

Sot shënohet një ditë e veçantë për të gjithë mësimdhënësit dita e 7 MARSIT, por veçanërisht në fshatin Haraçinë të Shkupit kjo ditë u mbush me atmosferë të dyfishtë, 7 Marsi si dhe hapja e një çerdheje moderne dhe të pajisur plotësisht për fëmijët e këtij fshati, çerdhja FATOSAT, me një hapësirë prej 950 metra katrorë, dhe hapësirë për 115 fëmijë. Ky moment shënoi një arritje të madhe për banorët e kësaj komune duke pasqyruar përkushtimin e vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve të edukimit dhe kujdesit të fëmijëve. Veçanërisht kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi thekson se emri i kësaj çerdhe është zgjedhur me shumë përkushtim si dhe shpreson për zgjerimin e kapaciteteve të kësaj çerdhe.

MARKETING

Ridvan Ibrahimi, kryetari i komunës së Haraçinës

Me shumë kujdes kemi përzgjedhur një emër që u’a kemi përkushtuar vogëlushëve tanë. Çerdhen që po e hapim sot do të mbajë emrin FATOSAT që në vete ngërthen fisnikërinë, pastërtinë ashtu siç janë fëmijët tanë. Përndryshe, kjo çerdhe ka kapacitet prej 115 fëmijë dhe sigurisht marë parasysh numrin e madh të filloristëve, nevojat janë shumë më të mëdha për ne, për tu përkushtuar një të ardhme të afërt që ti zgjerojmë këto kapacitete”.

Ndërkaq, në fjalimin e tij kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thekson se ata gjithmonë kanë qenë në shërbim të së ardhmes, zhvillimit dhe shkollimit.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim 

Sot është një ditë e veçantë për tërë kombin shqiptarë 7 marsi dita e mësuesit, dita e diturisë. Gjithmonë kemi qenë në shërbim të së ardhmes në shërbim të zhvillimit e shkollimit dhe kjo ditë e sotme këtu në Haraçinë pikërisht është në shërbim të këtyre FATOSAVE të nënave e baballarëve që me kënaqësinë më të madhe do I kenë në vend të sigurt, me trajtim të sigurt”.

Ata urojnë që të jepet maksimumi për krijimin e kushteve të volitshme që rinia jonë të zhvillohet arsimohet dhe të kontribojë në vendlindjet e tyre.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING