(VIDEO) Hakmarrja shkak i vrasjes së studentit turk, të dyshuar pesë persona

(VIDEO) Hakmarrja shkak i vrasjes së studentit turk, të dyshuar pesë persona

Prokuroria Themelore Publike në Shtip ka hapur procedurë hetimore ndaj pesë personave në lidhje me vrasjen që ndodhi më 8 maj në një lokal të qytetit. Në lidhje me këtë rast, dyshohen pesë persona, ndërkaq, i dyshuari kryesor, 21-vjeçar, akuzohet për “vrasje me paramendim dhe nga hakmarrja” si dhe “tregti e paautorizuar me armë”. Të gjithë të dyshuarit janë shtetas turq, tre prej të cilëve kishin vendbanim të regjistruar në Shtip, ndërsa autori i vrasjes dhe një nga bashkëpunëtorët nuk kishin vendbanim të regjistruar në vend.

MARKETING

PROKURORIA PUBLIKE

Ekziston një dyshim i bazuar mirë se i dyshuari kryesor, një burrë 21-vjeçar, bleu një pistoletë kalibri 9 mm, me modelin dhe numrin serial të fshirë, nga një person i panjohur për 1,100 euro në fillim të këtij muaji në Shkup. Pastaj, me atë armë, më 8 maj në mbrëmje, në një kafe-bar në Shtip, ai me dashje dhe për hakmarrje të pamatur i mori jetën një personi, gjithashtu një shtetas turk me banim në Shtip”.

Më tej, prokuroria ka sqaruar se, viktima dhe autori kishin caktuar takim përmes aplikacioneve celulare për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin mes vete për një kohë të gjatë. Por, pas një bisede 15-minutëshe në restorant, i dyshuari shkoi në banjo dhe doli menjëherë, pastaj te dera që ndante pjesën e hapur nga ajo e mbyllur e kafenesë, nxori armën dhe qëlloi disa plumba në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar atij plagë të shumta me armë zjarri nga të cilat më vonë vdiq.

PROKURORIA PUBLIKE

Po atë mbrëmje, katër të dyshuarit e tjetër – tre burra dhe një grua, të gjithë të moshës 22 deri në 28 vjeç, ndihmuan autorin e krimit pas kryerjes së krimit, për të cilën parashihet dënim me burgim të përjetshëm. Në një lokacion ende të pavërtetuar në Shtip, e hipën në një makinë BMË të drejtuar nga vajza e dyshuar dhe të gjithë u nisën drejt Shkupit. Në pikën pagesore Miladinovci në autostradën Shtip-Shkup, ata u ndaluan nga një patrullë policie dhe tentuan të arratisën, por u arrestuan”.

Të gjithë të dyshuarit janë sjellur para Gjykatës në Shtip, ndërsa prokuroria i propozoi gjykatësit së procedurës paraprakë në Gjykatën Themelore në Shtip caktimin e masës së paraburgimit për personat e dyshuar.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING