(VIDEO) Hahn i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, kërkon zbatimin e marrëveshjes së Prespës

(VIDEO) Hahn i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, kërkon zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Komisioneri Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn inkurajoi qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që të respektojnë Marrëveshjen e Prespës dhe të punojnë për perspektivën evropiane të vendit, por edhe për të ndihmuar vendet fqinje. Ai tha se është i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, ndërsa kërkoi që të respektohet Marrëveshja e Prespës.

JOHANNES HAHN, KOMISIONER EUROPIAN

Sa i përket rastit me Maqedoninë e Veriut, kjo më shqetëson. Ne vetëm mund t’u bëjmë thirrje të gjitha palëve, përfshirë veçanërisht qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, që t’i përmbahet Marrëveshjes së Prespës dhe të punojnë për perspektivën evropiane të vendit të tyre, por edhe të ndihmojnë vendet fqinje”.

Han beson se ky angazhim, veçanërisht ndaj vendeve fqinje, për t’i ndihmuar me përpjekje të vazhdueshme, do të mbështesë të gjithë rajonin.

JOHANNES HAHN, KOMISIONER EUROPIAN

Vërtet besoj se nëse bëjmë një hap të qëndrueshëm përpara, në rastin e Maqedonisë së Veriut, do të ketë ndikim në të gjithë rajonin, për shembull në bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, të cilat duhet të riaktivizohen me Komisionin e ri”.

Johannes Hahn, gjatë viteve 2014-2019 ishte komisioner për zgjerim dhe fqinjësi të mirë. /SHENJA/

MARKETING