(VIDEO) Grupi i Zjarrit nuk heq dorë nga BDI-ja, fraksioni është pjesë e partisë
“Grupi i Zjarrit” nëpërmjet një konference informoi se nga sot edhe zyrtarisht i drejtohen opinion si fraksion brenda BDI-së. Nënkryetari, deputeti dhe anëtar i “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti , tha se nga sot ata po e promovojnë këtë fraksion në BDI, i cili siç tha Mexhiti, është risi në shtetin tonë, por nuk është risi në Europë.
IZET MEXHITI-NËNKRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Duke pasur parasysh se po promovojnë çdo ditë dhe po mundohen të promovohen si fronti evropian, atëher nuk kanë asnjë arsye të kundërshtojnë një vlerë evropiane, sepse kështu funskion edhe partia republikane edhe partia demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”
Ndërkaq, Kryetari i komunës së Çairit ,Visar Ganiu, i cili bënë pjesë në këtë grup, tha se BDI është shtëpia e tyre dhe se nuk lejojnë të njolloset nga askush. Ganiu tha se në BDI ekzistojnë standarde të dyfishta gjatë vendimmarrjes.
VISAR GANIU, ANTAR I “GRUPIT TË ZJARRIT”
“Fatkeqësisht 3 vite me radhë kemi ngritur alarmin se nuk respektohet statuti dhe programi i Bashkimit Demokratik për Integrim, gjë të cilët e dëshmon më së miri mos themelimi i organeve partiake për këto vite. Megjithatë sot qëndrojmë para jush si fraksion dhe zotohemi se do të jemi zëri i pakontestueshëm i nevojave dhe kërkesave jo vetëm të elektoratit tonë, por të gjithë shqiptarëve dhe këtë zë dhe zotim tonin nuk e heshtim me asnjë kusht”.
Nga “Grupi i Zjarrit” thanë se ata do të marrin pjesë në mbledhje të organizuara nga BDI-ja dhe do të jenë të zëshëm në qëndrimet e tyre. Ata gjithashtu deklaruan se do ti përdorin të gjitha mekanizmat demokratike që këtë betejë ta fitojnë brenda partisë, pasi sipas tyre, këta të fundit janë në anën e drejtë.
Samir Mustafa /SHENJA/