(VIDEO) Grupi i protestuesve nuk mund të ndalojë mësimin shqip në Çashkë
Nuk mund ta lëmë në vullnetin e gjithësecilit ose dikujt atje që është një numër i vogël të vendosë për fatin se në cilën gjuhë duhen të mësojnë nxënësit. Kështu e komentoi ministri i Armimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, protestën e disa prindërve në Çashkë të Velesit, që kundërshtojnë hapjen e paraleles në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”. Shaqiri tha se i ka ftuar këshillin e pridërve të kësaj shkolle për takim që të diskutojnë për një zgjidhje konkrete, por duke mos e diskutuar paralelen në gjuhën shqipe.
Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencës
“Sot kam biesduar me drejtoreshën e shkollës, i kam thënë që të respektojë të gjithë masat juridike, të bëjë paralajmërimet deri tek institucionet përkatëse duke filluar nga prokuroria dhe nga policia, për të gjithë ato të cilët ndalojnë ato fëmijë ose nuk i mundësojnë që të futen në procesin edukativo mësimorë”
Mësimi në gjuhën shqipe është kthyer në motiv protestash për banorët e komunës Çashkë, të cilët edhe gjatë ditës së sotme nuk kanë lejuar këtë të hënë të zhvillohet normal mësimi në shkollën fillore “Todor Janev”. Ata kërkojnë shfuqizimin e paralelës shqipe, rikthimin e komptencave të arsimit Komunës së Çashkës si dhe shqyrtimin e punës së drejtoreshës dhe Këshillit të prindërve. Gjatë ditës së sotme një grup prej dia prindër kanë bllokur drejtoreshën dhe mësues të shkollës, duke mos i lejuar të futen në shkollë, të cilët brohërisnin ndaloni klasat në gjuhën shqipe.
Kjo nuk është dita e vetme që prindërit e kësaj komune protestojnë kundër paraleles në gjuhën shqipe, pasi ka disa ditë që po protestohet për gjuhën shqipe. Linda Ebibi /SHENJA/