(VIDEO) Grupe pune për Këshillin Gjyqësor dhe Kodin Penal
Pas shumë paralajmërimeve të Qeverisë, Ministria e Drejtësisë ka informuar se, janë formuar grupet e punës të cilat do të merren me ndryshimet në gjyqësor dhe në Kodin Penal. Për përgatitjen e propozim ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Këshillin Gjyqësor kryetar i grupit punues është emëruar gjykatësja e Gjykatës Supreme Mirjana Lazarova – Trajkovska. Nga ministria presin që sa më shpejtë të jetë e mundur, grupet punuese të dalin me propozim zgjidhje ligjore.
Anëtar të grupit janë profesorët universitarë Denis Preshova , Aleksandra Deanoska – Trendafillova, , kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski dhe anëtari i këtij këshilli Ariton Alla, gjykatësit Zoran Gerasimovski dhe Ismeta Amet, Ivana Petkovska dhe Jelena Kadriq përfaqësues të grupit të organizatave qytetare Bluprint si dhe Aleksandra Cvetanovska dhe Nikolina Mikeska – Kostadinovska nga Ministria e Drejtësisë. Ndërkaq, për kryetar të grupit të punës për përgatitjen e propozim ndryshimeve në Kodin Penal është emëruar Aleksandra Deanoska – Trendafillova, profesoreshë në Fakultetin Juridik në Shkup.
Ministria e Drejtësisë
“Anëtarë të grupit të punës për ndryshimet në Kodin Penal janë: Cvetanka Periq, gjyqtare në Gjykatën, Elvin Veli, prokuror publik në Prokurorinë Publike, Daniela Aleksovska-Stojanovska, gjyqtare në Gjykatën Themelore Penale – Shkup; Vladimir Tufegxhik, avokat; Zharko Haxhi-Zafirov, përfaqësues i grupit BLUEPRINT të organizatave të shoqërisë civile; Nikolla Prokopenko, Këshilltar Shtetëror për Legjislacion Penal në Ministrinë e Drejtësisë”.
Kujtojmë se, nevoja për ndryshime të reja në Kodin Penal vijnë pasi, në vitin 2023, të gjitha partitë së bashku votuan ndryshime me të cilat, parashikojnë dënime më të ulëta, por edhe vjetërsim më të shpejtë për veprat e keqpërdorimit të detyrës, punë nga pakujdesia dhe bashkimit kriminal. Me këto ndryshime, të gjitha aktet e shpërdorimit të shërbimit të kryera para vitit 2013 iu nënshtruan vjetërsimit.
Teuta Buçi /SHENJA/