(VIDEO) Grubi nga Bllaca: Kemi bërë revolucion në infrastrukturë

Përfaqësuesit qeveritarë kanë marrë pjesë në ceromoninë e përurimit të asfaltimit të magjistrales Shkup-Bllacë. Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, thotë se janë në përfundim të realizimit të disa projekteve. Ai bën të ditur se edhe 2 kilometërshi i famshëm i autostradës Shkup-Bllacë brenda javës do të duhet që të kryhet dhe të vijohet edhe me shpalljen për 10 kilometrave të tjerë.
MARKETING
Artan Grubi, zëvendëskryeministër
“Një revolucion të paparë ka bërë kjo qeveri në këto 3 vjet e gjysmë gati 4 në infrastrukturë dhe kjo po dëshmohet edhe nga kompanitë e ndërtimit edhe nga autoritetet vendore, edhe nga mediat po edhe nga qytetarët. Falënderoj shumë edhe ministrin e Transportit edhe drejtorin e rrugëve dhe t’i përgëzoj për punën e bërë”.
Gjithashtu, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski tha se lidhja regjionale me fqinjët tanë për ata është shumë e rëndësishme. Ai theksoi se edhe në të ardhmen do të punojnë në investime të tilla kapitale me qëllim të zhvillimit rrugor të vendit tonë.
BLLAGOJ BOÇVARSKI, MINISTËRI I TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE
“Dua t’i përshëndes kontraktorët dhe organin mbikqyrës të cilët kanë punuar shumë gjatë periudhës së kaluar në rahabilitimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme dhe fitimprurëse për lidhjen mes RMV-së dhe Kosovës, është rrugë shumë frekuentese dhe është një lidhje domethënëse. Nga ajo që është punuar, është rehabilituar e tërë kjo pjesë e rrugës, kemi gardh të ri elastik, zgjerim të pjesërishëm të rrugës, sanim të tunelit dhe gjithashtu me këtë përmisuam edhe sigurinë në këtë rrugë dhe kjo është një nga 4 rrugët që çojnë deri tek pikat kufitare ”.
Ndërkohë edhe drejtori i ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtëtërore, Ejup Rrustemi njofton se është bërë edhe zgjerimi i rrugës në disa vende që është 7.7 metra, dhe se prioritet i tij ka qenë qenë rikonstruimi dhe rehabilitimi i të gjitha rrugëve që cojnë në pikat kufitare.
Ejup Rrustemi , drejtor i ndërmarjes publike për rrugë shtëtërore
“Jemi këtu për të bërë përurimin e rehabilitimit dhe rekonstruktimit të rrugës magjistrale nga Shkupi-Darina-Bllacë. Gjatësia e kësaj rruge është 10 km, në disa vende është bë edhe zgjerimi i rrugës që është 7.7 metra. Nga ana ime si drejtor njeriu i parë i ndërmarjes publike për rrugë shtetërore prioritet kryesor ka qenë rikonstruimi dhe rehabilitimi i të gjitha rrugëve që cojnë në pikat kufitare në të gjitha fqinjet tonë , pasiqë besoj se rehabilitimi dhe infrastruktura që lidh me të gjithë fqinjët tanë ndikon në zhvillimin ekonomik, rritjen e bizneseve dhe njëkohësisht edhe turizmin rrajonal”.
Drejtori gjithashtu thotë se nuk do të ndalen me kaq dhe se do të vazhdojnë edhe për vitin 2024. Shumë shpejt do ta lëshojnë 2km e pare të autostradës, e cila është duke u përfunduar dhe thotë se janë në procedura sipas rrgullativës së bankës Europiane për Zhvillim dhe konstruim për zgjedhjen e kompanisë ndërtimore dhe mbikëqyrjen e 10 km të autostradës Shkup-Bllacë. /SHENJA/