(VIDEO) Grubi: Kërcënimet e vazhdueshme nuk më ndalin!
Në orët e hershme të mëngjesin është djegur vetura private “Audi” e zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi. Por, sipas komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetura është në emër të një personi tjetër, me inicialet B.L.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Sot në SPB Shkup është paraqitur se rreth orës 03:30 në rugën ‘Strumica’ është shkaktuar zjarr në automjetin ‘Audi’ me regjistrim të Shkupit, pronësi dhe e parkuar nga B.L. (35) nga Shkupi. Zjarri është shuar, nuk ka persona të lënduar, ndërsa një ekip i SPB Shkup ka kryer ekspertizë”.
Ndërkaq, duke ju kërkuar falje fqinjëve dhe familjarëve të tij, ka reagur zv. kryeminsitri Artan Grubi.
Sipas tij, këto kërcënime, siç i quan ai, tinzare dhe qyqerare, ndodhin për të vetmin qëllim, e ai është profesioni i tij.
ARTAN GRUBI, ZV.KRYEMINISTËR I PARË
“Në politikë jam për të shërbyer dhe për të lënë gjurmë me punë e me vepra, e jo që të më terrorizohet familja, fqinjtë dhe shoqëria. Kërcënimet e vazhdueshme dhe sulmet e njëpasnjëshme i konsideroj si qyqare dhe tinzare, por unë nuk e kam ndërmend të ndalem dhe të zbrapsem nga puna dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve”.
Në reagimin e tij, Grubi ka shprehur mirenjohje për të gjithë fqinjtë e tij, si dhe për forcat e sigurisë dhe përpjekjet e tyre për ta zbardhur sulmin e mbrëmshëm.
Samir Mustafa /SHENJA/