(VIDEO) Grubi dhe Spasovski besojnë besojnë se më 1 janar hapet vendkalimi i përbashkët me Kosovën

(VIDEO) Grubi dhe Spasovski besojnë besojnë se më 1 janar hapet vendkalimi i përbashkët me Kosovën

Që të jetë funksionale pika e përbashkët kufitare mes Kosovës dhe RMV-së, edhe përkundër marrëveshjes së nënshkruar mes shteteve, duhet pritur edhe ca kohë. Zëvendës kryeministri Artan Grubi, bëri me dije se Ministria e Jashtme marrëveshjen duhet ta paraqes në Kuvend. Kurse afati për hyrjen në fuqi të kësaj pike kufitare, sipas tij është 1 janari.

Artan Grubi, zv/kryeministër

“Marrëveshja u nënshkrua, tash të dy ministrat janë në zhvillim të këtij aplikacioni të përbashkët, afatin e kanë më 1 janar, që të hyjë në fuqi sipas marrëveshjes së nënshkruar. Uroj që të arrijnë ta zhvillojnë këtë aplikacion të përbashkët dhe në ndërkohë duhet Ministria e Puënve të Jashtme e jona edhe e Kosovës, ta përgadisin ligjin për ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar në Kuvend, nuk besoj se do të ketë ndonjë problem, është çështje ditësh”.

Se së shpejti kjo pikë e përbashkët kufitare do të jetë funksionale, premton edhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Marrëveshja duhet të ratifikohet në Kuvend dhe të fillohet me protokollet për implementim. Kështu që, procedura është në vazhdimësi, presim se do të kryhet shpejtë dhe mund të filloj të punohet në atë mënyrë sikur që e kemi në Tabnocë dhe në Qafthanë”.

Në shtator të këtij viti u nënshkrua marrëveshje për pikë të përbashëk kufitare mes Kosovës dhe RMV-së. Marrëveshja  ka shënuar fillim të përgaditjeve për zhvillimin e një sotueri të përbashkët mes dy shteteve, ku të dy databazat e Ministrive të Brendshme do të unifikohen në një aplikacion softuerik të përbashkët dhe kontrolli do të bëhet vetëm njëherë nga një polic.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING