(VIDEO) Gruaja që u gjet e vdekur keqtrajtohej nga bashkëshorti
Para se të ndodhte ngjarja tragjike në Karposh, e ndjera Ivana kishte dënoncuar në polici për një mosmarrëveshje me bashëkshortin dhe më pas e kishte tërhequr kallëzimin. Dy orë më pas, ajo u hodh nga ballkoni bashkë me vajzën e saj.
Sipas ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovskit, i cili dha detaje të reja për këtë rast, gjë viktima të njejtën gjë e kishte bërë edhe shumë herë të tjera, kishte denoncuar dhunë dhe më pas e kishte tërhequr denoncimin. Ministri citoi procesverbalin e viktimës të bërë ditën e tragjedisë.
Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm
“Po citoj ‘Sqaroj se në lidhje me denoncimin e bërë më 02.03.2026, tërhiqem nga denoncimi, gjegjesisht sqaroj se mes nesh nuk ka pasur kontakt fizik, bëhej fjalë për një keqkuptim të vogël mes meje dhe bashkëshortit tim Jovanovski Stojançe dhe të njejtin e kemi rregulluar në rrugë paqësore. Nuk kërkoj asnjë procedurë policore dhe veprim të mëtejshëm policor. Sqaroj se rastin nuk dua ta paraqes si dhunë familjare, çështjet do t’i zgjidh përmes rrugës paqësore dhe do të ndahem”.
Bashkëshorti i saj Stojançe Jovanovski, që dyshohet se e ka dhunuar vazhdimisht dhe tani është privuar nga liria, sipas njoftimit të policisë i njejti ka dosje kriminale.
Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm
“Në dhjetor 2025 pas privimit nga liria për veprën penale sipas nenit 2015 të Kodit Penal për tregtim me drogë, sepse te i njejti ishin gjetur 20 pako me drogë i njejti ishte privuar nga liria pas çka MPB nisi procedurë të shpejtë dhe ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tij te Prokurori Publik”.
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski njoftoi se si pjesë e hetimit për tragjedinë në Karposh, është siguruar një video-incizim, i cili, tha ai, tregon qartë burrin duke e goditur viktimën.
Gjatë vitit 2025-26 ishin evidentuar disa kallëzime për prishje të raporteve të ndërsjellta dhe sulme fizike mes bashkëshortëve, por pas çdo denoncimi viktima është tërhequr.
Rreth orës 14:00 u raportua në polici se një grua me vajzën e saj 6 vjeçare kishin rënë nga ballkoni i një ndërtese. Vëllai i të ndjerës, Aleksandar Stojanoski, vdekjen e motrës dhe foshnjës së saj e cilësoi si vrasje.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

