(VIDEO) Gripi sezonal, është rritur për 34,6 për qind numri i rasteve të regjistruara

(VIDEO) Gripi sezonal, është rritur për 34,6 për qind numri i rasteve të regjistruara

Ndonëse ende nuk e ka arritur pikun, gripi sezonal po merr hov të madh në vend. Nga 5 deri më 11 janar janë regjistruar gjithsej 2.322 persona të sëmurë, që është për 34,6 për qind më shumë krahasuar me javën paraprake. Në krahasim me të njëjtën javë të sezonit të kaluar, numri i të sëmurëve është rritur për 2,2 herë, njoftoi mjeku Dragan Koçinski.

DRAGAN KOÇINSKI, MJEK

Incidenca më e lartë e sëmundjes vërehet te fëmijët e moshës 0 deri në 4 vjeç. Persona të prekur janë regjistruar në 25 rajone të shtetit, me numrin më të madh të rasteve në Shkup, ndërsa vetëm në Berovë, Pehçevë dhe Dellçevë deri më tani nuk ka asnjë rast të regjistruar”.

I pyetur se për shkak të gripit sezonal a egziston mundësia që të vazhdohet pushimi dimëror për nxënësit, Koçinski tha se edhe pse rritja e numrit të të sëmurëve me grip është shfaqur disa javë më herët se zakonisht, nuk ka nevojë për një masë të tillë.

Sa i përket shkollave dhe çerdheve, nga Instituti i Shëndetit Publik apelohet që fëmijët me simptoma të sëmundjeve akute të mos dërgohen në mësim, me qëllim parandalimin e përhapjes së infeksionit. Si masa të përgjithshme rekomandohen shmangia e ambienteve me numër të madh njerëzish, ajrosja e rregullt, konsumimi i vitaminave dhe mineraleve, si dhe qëndrimi në shtëpi në rast sëmundjeje. Nga ISHP theksojnë se kulmi i gripit pritet nga fundi i janarit deri në mesin e shkurtit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING