(VIDEO) Gostivari i “elektrizuar” nga zgjedhjet, Limani në terren, VLEN hap shtabin, Ademi me premtime!

Kanë vazhduar aktivitetet e subjekteve dhe koalicioneve politike në prag të zgjedhjeve lokale. Valbon Limani kandidat i Aleancës Kombëtare për Integrim, aktualisht ushtrues detyre kryetar dhe Valdet Xhaferi, bartës i listës së koalicionit për Gostivar të shoqëruar nga Forumet Rinore të partive po edhe Forumet e grave kanë organizuar shëtitje nëpër Gostivar.
Limani dhe Xhaferi theksuan se koalicioni “AKI” është formuar për të bashkuar shqiptarët, ashtu siç ka qenë para vitit 2001.
Limani vlerësoi se do të shfrytëzojnë këto takime me qytetarët në zonën urbane dhe me zejtarët, për të dëgjuar nga afër kërkesat dhe nevojat e tyre.
VALBON LIMANI – kandidat për kryetar komune
“Vizituam një pjesë të qytetit dhe do të vazhdojmë me vizita të këtilla, do të vizitojmë çdo afarist, pdo shtëpi të dëgjojmë zërin e tyre me të vetmin qëllim ta përpilojmë programën dhe ta bëjmë më të mirën për qytetin tonë“.
Ndonëse prej kohësh kanë filluar aktivitetet në terren, koalicioni VLEN sonte në Gostivarë do të bëjë hapjen zyrtare të shtabit dhe do të prezantojë edhe kandidatin Sabedin Dauti.
Fushatën politike e ka vazhduar edhe kandidati i pavarur për komunën e Gostivarit, Visar Ademi. Për më tepër ai ka premtuar se Gostivarin do ta shëndërojë në të cilin rinia do të ketë hapsira rinore, ku fëmijët do të kenë arsim e ku qytetarët kanë dinjitet.
Kujtojmë, rrethi i parë i zgjedhjeve lokale do të mbahen më 19 tetor, ndërkaq rrethi i dytë dy javë më pas.
Mevludin Imeri /SHENJA/