(VIDEO) Gordana Siljanovska u inaugurua si presidente: Nuk besoja se do të fitoja kaq shumë vota

(VIDEO) Gordana Siljanovska u inaugurua si presidente: Nuk besoja se do të fitoja kaq shumë vota

Gordana Siljanovska-Davkova, sot edhe zyrtarisht e mori detyrën e kryetarës së shtetit. Siljanovska gjatë fjalimit në Kuvendin e Maqedonisë, tha se është koha për unitet, ndërsa fjalimin ua dedikojë në veçanti grave. Ajo vuri në dukje rëndësinë e madhe të gruas në politikë dhe tha se do të kujdeset për të gjithë njëlloj. Gordana Siljanovska u betua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve.

GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOVA,PRESIDENTE E MAQEDONISË SË VERIUT

“Së pari, do ta respektojë këtë Kuvend, do t’i harrojë momente e këqija, do t’i mbaje mend vetëm të mira. Do të jem presidente edhe palës së majtë dhe të djathtë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, nuk do t’i ndajë në bazë etnike, as religjioze as çfarëdo tjetër”.

Siljanovska tha se nuk ka mundur të paramendoj se do të merr besimin e mbi 560 mijë qytetarëve dhe  se siç tha, personi i vetëm i cili ka besuar se do të ndodh kjo ka qenë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në inagurimin e Presidentës në Kuvend, të pranishëm ishin edhe deputet shqiptarë. Ishin të pranishëm edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryeministri Talat Xhaferi.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING