(VIDEO) Goli i 957-të i Ronaldos erdhi në mënyrë të pazakontë

(VIDEO) Goli i 957-të i Ronaldos erdhi në mënyrë të pazakontë

Ndeshja mes Al Ettifaq dhe Al Nassr përfundoi në barazim 2-2, duke shënuar herën e parë që ekipi i Riadit nuk fitoi këtë sezon në Ligën Profesionale Saudite.

Joao Felix dhe Cristiano Ronaldo shënuan dy golat e Al Nassr, duke intensifikuar garën për Këpucën e Artë, por Gio Wijnaldum dhe skuadra e Al Ettifaq barazuan rezultatin me dy gola, duke shpëtuar ndeshjen për vendasit.

Ronaldo e shënoi golin në minutën e 67-të, kur një gjuajtje nga Felix u devijua me shpinë nga Ronaldo brenda zonës, e që ishte goli i dytë dhe i epërsisë për Al Nassr.

Ronaldo vazhdon t’i afrohet edhe më shumë synimit për ta arritur shifrën e 1000 golave në karrierë. Ylli portugez i futbollit të martën shënoi golin e e 957.

Ndeshja u karakterizua nga dominimi i Al Nassr në pjesën e dytë, por mungesa e përfundimit dhe kundërsulmet e shpejta të Al Ettifaq lanë rezultatin 2-2 deri në fund.

 

 

MARKETING