(VIDEO) Gjysma e vendit pati ndërprerje të energjisë elektrike, MEPSO: Janë probleme që ndodhin edhe në vende tjera

Atëher kur pritet të del agimi, pothuajse gjysma e Maqedonisë së Veriut mbeti në errësirë. Kjo për shkak se një pjesë e madhe e qyteteve mbetën pa energji elektrike mëngjesin e sotëm, për shkak të një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrike që filloi rreth orës 5 të mëngjesit. Kërçova, Prilepi, Manastiri, Ohri, Shtipi, Strumica, Koçani, Krusheva, Shkupi, Gjevgjelia dhe Kumanova, ishin ndër qyetatet që kanë raportuar se kanë mbetur pa energji elektrike. Pas disa orëve, dritat e rikthyen në disa pjesë të vendit, por në disa vende tjera situata ende nuk është normalizuar.
MARKETING
E, për këtë ndërprerje të energjisë elektrike kanë dal me njoftim nga Shoqëria Aksionare MEPSO, të cilët sqarojnë se konsumi i ulët i energjisë elektrike gjatë fundjavës është arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe se siç thonë ata, ka tensione të larta në rrjet në të gjithë rajonin, të cilat kanë ndikuar edhe këtu.
SHA MEPSO
“Sot në orët e hershme të mëngjesit ndodhi një defekt dhe ndërprerje e shkurtër e rrjetit të transmetimit 110 kV. Shkaku i kësaj ndërprerjeje ishin tensionet e larta në rrjetin 400 kV në të gjithë rajonin, të cilat ndikuan në sistemin tonë dhe shkaktuan ndërprerjen e shkurtër të transformatorëve energjetik 400/110 kV në trafostacionet”.
Ekipet e ShA MEPSO theksojnë ata, vazhdojnë të punojnë për normalizimin e plotë të stabilitetit të sistemit elektroenergjetik
SHA MEPSO
“Për më tepër, vlen të theksohet se në mënyrë sistematike, përmes realizimit të investimeve të reja në bashkëpunim të ngushtë me operatorët e sistemeve të transmetimit të vendeve fqinje, po kontribuohet në forcimin e stabilitetit të sistemit, i cili në të kaluarën ka qenë seriozisht i neglizhuar dhe jo i mirëmbajtur”.
Nga atje shtojnë se MEPSO vazhdon të monitorojë me kujdes situatën dhe po kryen koordinim me sistemet e transmetimit në rajon me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit dhe sigurinë e përdoruesve me furnizim me energji elektrike.
Samir Mustafa /SHENJA/