(VIDEO) Gjykatës supreme nuk i është kërkuar mendim për kodin penal

(VIDEO) Gjykatës supreme nuk i është kërkuar mendim për kodin penal

Gjykatës Supreme nuk i është kërkuar fare mendim në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal që autoritetet i miratuan me procedurë të shkurtuar dhe me “flamur evropian”. Ata gjithashtu theksuan se përgatitja e amendamenteve ligjore që kanë ndikim në proceset gjyqësore duhet të bëhet përmes një procesi transparent përmes debatit publik dhe diskutimit të ekspertëve.

Gjykata Supreme

“Ministria e Drejtësisë nuk i ka paraqitur ndryshimet në fjalë në Kodin Penal për mendim. Kjo e bëri të pamundur që Gjykata e Lartë të japë mendim për ndryshimet ligjore të miratuara, të cilat paraqesin një çështje me interes të lartë publik”.

Ndërkohë, euroambasadori Dejvid Gir I ka përsëritur vërejtjet që i dha edhe Komisioni Evropian për këtë çështje, për përdorimin e “flamurit evropian” dhe se disa nga ndryshimet bartin rrezik për zvogëlimin e pandëshkueshmërisë.

Dejvid Gir, ambasadori evropian

“Para se gjithash Komisioni Evropian edhe këtë herë ka paraqitur shqetësimin e saj për përdorimin e flamurit evropian  për të përshpejtuar miratimin e ligjit, i cili në fakt parandaloi të paktën mbajtjen e çfarëdo lloj debati në vend. Komisioni Evropian gjithashtu gjithashtu në reagimin e saj e shprehi shqetësimin e saj se disa nga ndryshimet ligjore që u bënë, bartin rrezik për zvogëlimin e pandëshkueshmërisë”.

Ndryshimet në Kodin Penal i komentoi edhe një herë Hristian Mickoskit.  Ai tha se VMRO do t’i hetoj të gjitha dyshimet e bazuara për krim dhe kryerësit e veprave kriminaledo t’i hedh para drejtësisë.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Po përgatiten për opozitë, mendojnë se në këtë mënyrë do të amnistojnë gjithë krimin që e kanë bërë vitet e kaluara, por porosia ime ndaj tyre është se të gjithë ata që shpresojnë se në këtë mënyrë do të shpëtojnë, nga cilado qeveri, përsëris, nga cilado qeveri, gënjehen”.

Edhe kampi opozitar komentoi sot se ndryshimi i Kodit Penal ishte një amnisti e fshehur për funksionarët shtetëror.

Fadil Zendeli, Lëvizja Besa

“Kodi Pendal ishte një amnisti e fshehur që ju bë funksionarëve publik dhe zyrtarëve të lartë, të cilët realisht i kanë duart në krim dhe korrupsion. Reagimi i opinionit publik, i intelektualëve, i politikanëve, organizatave joqeveritare e konfirmoi reagimin tonë dhe mospajtimin tonë me këtë draft ligjor”.

Paraprakisht edhe Komisioni Kundër Korrupsionit deklaroi se nuk kanë qenë në dijeni për miratimin e ndryshimeve ligjore.  Deputetët javën që shkoi votuan ndryshimet në Kodin Penal, të cilat ulin ose fshijnë dënimet për zyrtarët, për shpërdorim të detyrës zyrtare, punë të pakujdesshme në shërbim dhe shoqërim kriminal. Këto ndryshime, kanë hyrë në fuqi që sot.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING