(VIDEO) Gjykata: Ziadin Sela është kryetar i ASH-së dhe vulat i takojnë atij

(VIDEO) Gjykata: Ziadin Sela është kryetar i ASH-së dhe vulat i takojnë atij

Aleanca për Shqiptarët nuk është më me dy krahë. Dilema se kush është kryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe kujt i takon partia nga sot kanë marrë fund, pasi Gjykata Themelore në Tetovë ka marrë vendim që kryetari i Aleancës për Shqiptarët të jetë Ziadin Sela. Sipas këtij vendimi, vulat e partisë kalojnë te Ziadin Sela.

MARKETING

Në vendimin e gjykatës thuhet se pranohet kërkesa për ndërrimin e kryetarit të partisë, respektivisht nga Arben Taravari, te Ziadin Sela. Ndërkaq, pas këtij vendim të gjykatës, ka folur kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili e cilsonë si vendim i drejtë dhe të rëndësishëm për siç tha, të gjithë shqiptarët.

ZIADIN SELA,KRYETAR I ALEANCËS PËR SHQIPTARËT

Qartësimi i kësaj situate dhe i përkatisisë se kujtë i takon ASH, kalon në dimensionin edhe të qartësimit të rrëmujës dhe haosit politik, të krijuar brenda këtij viti. Një Aleancë për Shqiptarët qartazi e definuar në përcaktimet programore të saj, qartazi në rrugën dhe kozistencën e saj politike, një ASh në trungujt e vet, te themeluesit e saj, natyrishtë që është në të mirën e të gjithë shqiptarëve, është në të mirë edhe të gjithë qyetarëve të tjerë”.

Ndërkaq, zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, krahu i Taravarit, tha se vendimi i gjykatës është një shembull i qartë se drejtësia në vend është e kapur.

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË

Ky është një aktë i pastërtë i gjyqësorit partiak, i cili përpiqet të manipuloj vullnetin e qytetarëve dhe të shëndërrojë një parti politike në plaçkë lufte të Ali Ahmetit. Dërgojmë një mesazh të qartë edhe për gjykatësin Ilir Rexhepin dhe klanin e Ziadin Selës, përpjekja juaj për të kontrabanduar ASH-në është e dështuar. ASH është e popullit, ASH është e antarsisë dhe e njerëzve me dinjitet, që nuk shiten për një grushtë privilegjesh dhe për para sikur se ju”.

Ndërkohë, Krahu i Taravari ka të drejtë në afat kohor prej 15 ditëve që ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit, ndërsa Ziadin Sela tha se pret që edhe në Gjykatën e Apelit ta fitojë çështjen e vulave të Aleancës për Shqiptarët.

Ndryshe, pas vendimit të gjykatës, vijuan edhe një sërë reagimesh nga eksponentë të Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët të gjithë reshtazi dolën në mbrotje të Selës, ndërsa ironizuan me Taravarin.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING