(VIDEO) Gjykata miratoi aktakuzën për zjarrin tragjik në Koçan

Gjykata Penale Shkup miratoi plotësisht akuzat për zjarrin në diskotekën “Pulse”, në Koçan. Bëhet fjalë për lëndë me 37 të akuzuar dhe 33 avokatë, i cili me vendim të Gjykatës Supreme do të mbahet në Gjykatën e Shkupin. Sipas njoftimit të Gjykatës në pajtim me sistemin AKMIS, gjykatëse e lëndës është caktuar gjykatësja Diana Gruevska Ilievska. Gjykata siguron se ajo është gjykatëse me përvojë 19 vjeçare si dhe paraprakisht 17 vite përvojë si bashkëpuntor profesional.
Nga Gjykata Penale kanë njoftuar se pas pranimit të aktakuzës nga Prokuroria ishin paraqitur disa probleme, kryesisht me dorëzimin e aktakuzës te të gjitha palët. Siç shpjegojnë ata, ishte jashtëzakonisht e vështirë të gjendeshin të gjithë të të dyshuait sepse masa e paraburgimit për shumë prej tyre ishte zëvendësuar, dhe kishte edhe vështirësi në gjetjen e disa prej avokatëve mbrojtës në zyrat e tyre. Gjithashtu dy gjykatës duhej të përjashtoheshin nga këshilli i vlerësimit të aktakuzës. Gjykatësja Biljana Kocevska kërkoi tërheqjen e saj sepse vajza e saj është avokate mbrojtëse për disa nga të dyshuarit, dhe gjykatësja Branka Naumovska për shkak të një marrëdhënieje familjare me njërën nga viktimat. Për hkak të konfliktit të interesit, gjykatësi Ivica Stefanovski u largua gjithashtu nga veprimi në këshillin penal.
Nga zjarri në diskotekën “Pulse”, ndërruan jetë 62 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/