(VIDEO) Gjykata ia dha Selës vulat e Aleancës, avokati i Taravarit do të ankohet
Gjykata Themelore në Tetovë ka vendosur që vulat e partisë së Alenacës për Shqiptarët ti takojnë Ziadin Selës. Sela këtë gjë e konfirmoi përmes konferencës për shtyp, ku tha se zyrtarisht ai është kryetari i partisë. Sela shtoi se me vendimin e gjykatës është ndërprerë qëllimi dashakeqës i disa pjestarëve të tjerë të parisë, dhe se me këtë aleanca është kthyer në të drejtën e vetë dhe në rrënjët e veta.
Ziadin Sela
“Ajo që ndodhi dje dhe vendimi i Gjykatës Themelore në Tetovë, përfundimisht i ndërpreu qëllimet dashakeqëse, të cilët ikën me qëllimin për ta rrënuar këtë strukturë politike dhe këtë vlerë politike e cila është për qytetarët këtu në Maqedoninë e Veriut”
Nga ana tjetër, krahu i Arben Taravarit të Aleancës për Shqptarët thonë se do ta ankimojnë vendimin e Gjykatës. Ata thonë se krahu i Selës ka marrë vulat e ASH-së, për t’ia dhënë BDI-së, ndërsa venidmi, sipas tyre, është marrë me presione dhe shantazhe ndaj gjykatësve.
Blerant Ramadani
“Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së,por, edhe sikur të jetë e vërtetë, ne do të ankimohemi dhe do të kërkojmë drejtësinë që na takon. Megjithatë, edhe sikur t’i marrin vulat me sistemin e kapur që e kanë në dorë, ne kemi një pyetje: po popullin që e keni humbur, si do ta merrni?”
Avokati në krahun e Taravarit, Abidin Abduli, theksoi se janë ndryshuar katër herë gjykatësit dhe disa të tjerë kanë shkuar në pushime gjatë procedurës për vulat e partisë. Ai hedhi dyshime se ky vendim është sjellë jashtë insititucionit dhe është nënshkruar vetëm nga gjykatësi Ilir Rexhepi.
Ndërsa, për vendimi e ankimimit, Sela thotë se secili ka të drejtë të ankimojë vendimin, por sqaron se në vendim thuhet se ka hyrë në fuqi kërkesa e Kongersit që Ziadin Sela të përfaqësojë partinë. Sipas tij nuk bëhet fjalë për mosmarrëveshje mes atij dhe Taravariut, por për vendimin e Kongresit që është dokumentuar me dokumente dhe nënshkrime.
Linda Ebibi /SHENJA/