(VIDEO) Gjykata i lë në shtëpi të akuzuar në M-NAV, prokuroria i do prapa grilave

MARKETING
Gjykata Themelore Penale Shkup caktoi masën e arrestit shtëpiak për personin e pestë të dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror”. Megjithatë, qëndrimi në shtëpi u duket masë e lehtë përfaqësuesve të Prokurorisë Themelore Publike Shkup. Këta mendojnë se personat që shkaktuan skandalin në Qendrën e Kontrollimeve Ajrore duhet që të mbahen në qelitë e burgut. Prokuroria njoftoi se do të bëjë ankesë ndaj këtyre masave më të buta, megjithëse Ligji i Procedurës Penale i krijon vështirësi prokurorisë për të bërë ankesë ndaj vendimeve të marra nga Gjykata.
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka njoftuar për për marrjen e vendimit për arrestin shtëpiak, ndërsa theksoi se palët mund të ushtrojnë ankesë në Gjykatën e Apelit në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimeve.
Përveç personit të sotshëm, dje i ishte caktuar arrest shtëpiak për katër persona, përfshirë Bekim Nezirin, që është zyrtar i lartë i BDI-së.
Kjo divergjencë ndëmjet gjykatës dhe prokurorisë rreth ngjarjeve të fundit në Qendrën e Kontrollimeve Ajrore kanë vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes kritikat që po i bëhen sistemit të drejtësisë në vend. Së fundi sistemi i drejtësisë është tronditur nga vendimi për të rikthyer në detyrë kryetaren e Këshillit Gjyqësor, e cila u vlerësua se u shkarkua në mënyrë joligjore nga ana e kolegëve të saj saj në institucionin më të lartë gjyqësor të vendit. /SHENJA/