(VIDEO) Gjykata e shpalli të pafajshëm Mijallkovin për “Thesari”-in, ku ishte i dënuar me 8 vjet burg

Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Toni Jakimovski, të akuzuarit në rastin “Thesari”, sot janë liruar nga akuza në rastin për keqpërdorimin e mjeteve nga buxheti i shtetit për blerjen e pajisjeve të komunikimit elektronik për nevojat e drejtorisë së pestë në kuadër të drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe trajnimin për përdorimin e saj, nga një kompani britanike. Për shkak të vjetërsimit absolut, procedura ndaj të akuzuarit Nebojsha Stajkoviq është ndërprerë.
MARKETING
Sipas gjykatëses Imrane Selmani, e cila sot shpalli pafajësinë, të akuzuarit lirohen nga akuzat për shkak se prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej njohurive të arsyeshme se kanë kryer veprën për të cilën akuzohen.
Ky është aktgjykimi i dytë në këtë rast pasi Gjykata e Apelit në Shkup i pranoi ankesat e të pandehurve dhe në vitin 2022 e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë që ishte nxjerrë në vitin 2021.
Me aktgjykimin fillestar, ish-kreu i DSK-së-, Sasho Mijalkov, është akuzuar për disa vepra të “keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe u dënua me një denim të vetëm me tetë vjet burg, ndërsa ish-shefi i drejtorisë së pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujovski, i cili u gjykua në arrati, u dënua me një dënim të vetëm prej 15 vjetësh. Ish-zëvendës ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i kabinetit të Mijallkovit Toni Jakimovski, u dënuan me nga 5 vjet burg.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/