(VIDEO) Gjykata e liron nga akuza ish-ministren Jankullovska

(VIDEO) Gjykata e liron nga akuza ish-ministren Jankullovska

Gjykata e shpalli të pafajshme ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, në rastin “Fortesa” që ka të bëjë me përgjimet masive. Në mesin e të akuzuarve ishte edhe ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, të cili iu vjetërsuan lënda në rastin “Target-Fortesa”.

Gjykatën Themelore Shkup 1 vendosi që ish-shefi i kabinetit të Mijalkovit, Toni Jakimovski, të dënohet me 3 vitesh burg, ku përfshihet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Në mungesë u dënuan edhe Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ish-spiunët që u arratisën dhe nuk u ekstraduan nga Greqia. Grujevski u dënua me 14 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Boshkovski me 9 vjet e 10 muaj. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve lidhur me shkatërrimin e sistemeve të monitorimit të komunikimit në DSK-së.

Apeli e ka rrëzuar njëherë aktgjykimin për rastin “Target-Fortesa”. Asokohe çështja ishte në sirtar për 9 muaj te gjyqtari i Apelit Enver Bexheti, ndërsa Këshilli Gjyqësor e gjobiti vetëm me para.

Rasti për përgjimet e paligjshme “Target-Fortesa” nisi në qershor të vitit 2017. Në këtë rast, të akuzuarit ishin ish-kreu i Drejtorisë së Pestë të MPB-së, Goran Grujevski dhe punonjësi i DSK-së, Nikolla Boshkoski, të cilët janë arratisur në Greqi, ish-ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK dhe pesë persona të tjerë nga ky organ. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për monitorimin e komunikimeve në DSK, në periudhën 2008-2015 janë përgjuar ilegalisht 4.286 numra telefoni për të cilët nuk ishin lëshuar urdhra gjyqësor. /SHENJA/

MARKETING