(VIDEO) Gjykata e apelit ka vendosur për lirimin e ish sekretarit gjeneral të qeverisë, Dragi Rashkovski

(VIDEO) Gjykata e apelit ka vendosur për lirimin e ish sekretarit gjeneral të qeverisë, Dragi Rashkovski

Gjykata e Apelit ka vendosur për lirimin e ish sekretarit gjeneral të Qeverisë Dragi Rashkovski, pasi ai kishte dhënë garanci në vlerë prej rreth 193 mijë eurosh pronë të patundshme. Gjykata e shkallës së dytë po ashtu e refuzon si të pabazuar ankesën kundër vendimit të Gjykatës Penale të parashtruar nga prokurori kompetent i lëndës.

Gjykata e Apelit

“Gjykata e Apelit në Shkup, në seancë me dyer të mbyllura, e hodhi poshtë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit si të pabazuar dhe me aktvendim konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore Penale Shkup është hequr masa e arrestit shtëpiak dhe është pranuar garancia si masë për sigurimin e pranisë ndaj të akuzuarit D.R. në kuadër të procedurës penale që zhvillohet kundër të akuzuarit”.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Draghi Rashkovski, për rastin “Softuerin”, fillimisht u denua me tetë vjet burg më 6 korrik. Rashkovski ka marrë dënimin me burg për veprën keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar – shtatë vjet dhe për pastrim parash – një vit e gjashtë muaj, të cilin gjykata e ka llogaritur në një dënim të vetëm prej tetë vjetësh.

Ndryshe, ndryshimet e fundit të diskutueshme në Kodin Penal pritet të kenë implikime edhe për këtë rast, në lidhje me veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING