(VIDEO) Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e djegies së spitalit të Tetovës

(VIDEO) Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin e djegies së spitalit të Tetovës

Një pjesë e rastit ndaj dy drejtorëve të spitalit të Tetovës për rastin e zjarrit në të cilin u dogjën 14 pacientë tre vjet më parë në spitalin modular po kthehet në rigjykim. Kështu ka bërë me dije Gjykata e Apelit në Gostivar,  e cila thekson se arsyja e rivendosjes së gjykimit ka ardhur pasi është vërtetuar se gjykata e shkallës së parë nuk kishte trajtuar rastin me kujdesin e duhur dhe aktgjykimi përmbante mangësi në arsyetimin e faktit dhe në zbatimin e procedurës ligjore.

Ndërkaq, në të njëjtin vendim, Gjykata e Apelit ka rigjykim edhe për mjekun Boban Vuçevski, i cili kishte marrë pafajësi që në fillim për çështjen e zjarrit, ndërkohë që ai ishte në shërbim natën kur ka rënë zjarri.

GJYKATA E APELIT, GOSTIVAR

Formulimi i aktgjykimit është i qartë dhe i kuptueshëm, dhe arsyetimi përmban arsye të mjaftueshme për faktet vendimtare të vërtetuara dhe qëndrimet e miratuara juridike të gjykatës. Këshilli i kësaj gjykate vlerëson se të gjitha pretendimet ankimore të lartpërmendura të paraqitura në ankesën e janë të pabazuara”

Pas kësaj, Prokuroria e Tetovës e pakënaqur nga aktgjykimin, e ankimoi vendimin në Gjykatën e Apelit në Gostivar. Prokuroria kërkoi që drejtorët të marrin një dënim më të ashpër pasi Forin Besimi i cili atë natë ishte në krye të spitalit dhe drejtori ekonomik, Artan Etemi, u dënuan me një vjet e gjysmë burg, si dhe të rrëzohet pafajësia e mjekut dhe çështja të kthehet në rigjykim.

Në një dokumentar i quajtur “Vrasja në Tetovë” e publikuar vitin e kaluar, tregon një sërë dështimesh në ndërtimin e spitalit modular që sollën zjarrin ku për këtë, spitali i Tetovës si institucion shëndetësor është dënuar me rreth 16 mijë euro gjobë. Zjarri në spitalin modular në Tetovë cilësohet si një nga skandalet më të mëdha që ka ndikuar edhe në rënien e rejtingut të vendit.

/SHENJA/

 

MARKETING