(VIDEO) Gjuha shqipe sërish mollë sherri mes partive politike në Kuvend

(VIDEO) Gjuha shqipe sërish mollë sherri mes partive politike në Kuvend

Gjuha shqipe ka qenë sërish shkak për përplasje të ashpra mes partive politike në Kuvend. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Elmi Aziri, ka akuzuar hapur Kuvendin dhe shërbimet e tij për përbuzje dhe injorim sistematik të gjuhës shqipe në dokumentet zyrtare.

Nga foltorja e Kuvendit, Aziri ka ngritur zërin duke denoncuar publikisht një dokument zyrtar të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, i cili u është dorëzuar deputetëve vetëm në gjuhën maqedonase, duke anashkaluar plotësisht versionin në shqip.

Ai shtoi se kjo sjellje tregon për një qasje diskriminuese dhe përçmuese ndaj gjuhës shqipe.

ELMI AZIRI – DEPUTET

Edhe sot, ne kemi pranuar një dokument një raport nga Komisioni për Politikë Sociale Demografisë dhe Rinisë i cili është vetëm në gjuhën maqedonase dhe që natyrisht nuk është hera e parë. Kjo situatë është në vazhdimësi, por ne e kemi obligim njerëzor dhe ligjorë që të dalim së paku para opinionit me dëshmi dhe me argumente të shohim se si dhe sa zbatohet, ligji për përdorimin e gjuhëve”

Azirit ju përgjigj kryeparlamentari, Afrim Gashi. Ai siguroi se materialet janë edhe në gjuhën shqipe.

 AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR

Materialet që dorëzohen deri tek deputetët përkthehen edhe në gjuhën shqipe, në moment, materialin e keni edhe në gjuhën shqipe në e-parlament. Problemi është se ende nuk është shtypur në hard kopy dhe nuk është dorëzuar, materlialet janë edhe në gjuhën shqipe dhe vazhdimisht kanë qenë”

Kjo nuk është hera e parë që deputetët përplasen për çështjen e gjuhës shqipe. Në disa raste më heret ka rastisur që opozita shqiptare Aleanca kombëtare për Integrim ka bllokuar punën e trupave punues të kuvendit me disa orë për shkak të mos përdorimit të gjuhës shqipe.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

 

MARKETING