(VIDEO) Gjuajtje me armë në Batincë, një i ri vritet, një tjetër plagoset

(VIDEO) Gjuajtje me armë në Batincë, një i ri vritet, një tjetër plagoset

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur në një shkëmbim zjarri që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme personi që ka humbur jetën ka qenë 34 vjeç ndërsa personi që ka pësuar lëndime truprore dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Shkup, është 31 vjeçar. Vetura e tipit “Ford”, ku ndodhej i ndjeri, ka qenë me targa të Italisë, ndërsa vetura “Mercedes”, prej ku dy persona me maska gjuatën me armë, ka qenë me targa të Gjermanisë.

MPB

Më datë 01.07.2024, në ora 09:25 në SPB-Shkup është raportuar se në fshatin Batincë të Shkupit, dy persona me veturë të pasagjerëve ‘Mercedes’ kanë qëlluar në automjetin e pasagjerëve ‘Ford’ në të cilin ndodheshin A.B.I (34) dhe Z.I. (31), të dy nga fshati Maja e Zezë. A.B.I ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa Z.I. ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Urgjente në Shkup”.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se Policia e Shkupit në koordinim me Departamentin për Operacione Speciale të Policisë dhe Departamentin për Njësitë e Aviacionit janë duke ndërmarrë masa për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING