(VIDEO) Gjoba për 6 kompani që nuk e respektuan vendimin për çmimin e ngrirë të bukës

(VIDEO) Gjoba për 6 kompani që nuk e respektuan vendimin për çmimin e ngrirë të bukës

Inspektorati i tregut të shtunën ka kryer mbi 250 kontrolle në territorin e gjithë Maqedonisë së Veriut dhe ka konstatuar se pjesa më e madhe e tregtarëve e respektojnë vendimet e Qeverisë. Buka shitet nga 28 deri në 33 denarë, varësisht nga pesha dhe qyteti ku janë kryer kontrollet ndërsa shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore në përgjithësi e respektojnë obligimin për prodhimin dhe nxjerrjen në treg të bukës që mbulohet me Vendimin e Qeveria.nga inspektoriati I tregut informojnë se aty ku janë konstatuar kundërvajtje janë lëshuar gjithsej 6 urdhërpagesa për kundërvajtje në vlerë prej mbi 960.000 denarë.

Inspektorët janë në terren për të parë nëse është duke u respektuar vendimi i Qeverisë për vendosjen e marzhës së çmimeve të bukës prej 33 denarëve.   Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ka bukë të mjaftueshme, e cila po shitet sipas vendimit qeveritar.

Ai theksoi se inspektorët janë në terren dhe shtoi se së shpejti pritet të ngrihen edhe çmimet e produkteve të tjera bazë të ushqimit. Trajkovski ka paralajmëruar se nëse konstatohet shkelje e vendimeve, do të vijojnë gjoba në përputhje me Ligjin për Tregti. Trajkovski ka theksuar se masat kanë për qëllim lehtësimin e gjendjes së qytetarëve në një periudhë të tillë krize dhe abuzimi i tyre është absolutisht i papranueshëm. Sipas tij, kriza nuk është kohë për të menduar vetëm për veten dhe për përfitimin, por është e nevojshme të kemi mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit, të ndihmojmë dhe të jemi solidarë. /SHENJA/

 

MARKETING