(VIDEO) Gjoba deri 400.000 euro për marketet e mëdha që shkelin ligjin

(VIDEO) Gjoba deri 400.000 euro për marketet e mëdha që shkelin ligjin

Ndryshimet në Ligjin për praktikat e padrejta tregtare parashohin gjoba deri në 400 mijë euro për marketet e mëdha që nuk e zbatojnë ligjin. Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski në një intervistë për MIA theksoi se ligj parasheh edhe ndëshkime për furnizuesit që e pranojnë këtë lojë të tregtarëve. Ai sqaroi se ndryshimet e ligjit pritet të miratohen së shpejti dhe të fillojnë të zbatohen brenda këtij viti. aktualisht gjoba maksimale që mund të shqiptohet për mosrespektim të ligjit është rreth 20 mijë euro.

MARJAN RISTESKI, ZV/MINISTËR I EKONOMISË

‘’Do të parashikohen gjoba më të larta për lojtarët më të mëdhenj, marketet, për rrezikimin e tregtisë së ndershme dhe qytetarëve, deri në 400.000 euro. Megjithatë, do të parashikohet edhe një gjobë dhe ndëshkim që deri më tani nuk ishte i përfshirë në ligj, për vetë furnizuesit që, nga ana tjetër, e pranojnë këtë lojë të padrejtë të tregtarëve. Të mos harrojmë, qëllimi kryesor i ligjit është mbrojtja e prodhuesve dhe furnizuesve, e përmes tyre edhe e blerësve’’.

Zëvendësministri theksoi se me këto ndryshime të ligjit synohet që të mbrohen kompanitë dhe prodhuesit vendas që të mos vendosen në pozitë të pafavorshme ndaj lojtarëve të mëdhenj në treg, veçanërisht në Ballkan, duke ruajtur konkurrencën, çmimet dhe blerësit.

Ai u bëri thirrje prodhuesve dhe furnizuesve të raportojnë praktikat e padrejta tregtare.

MARJAN RISTESKI, ZV/MINISTËR I EKONOMISË

Raportimi mund të jetë i drejtpërdrejtë, anonim, sipas informacioneve të marra apo me iniciativë vetjake të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, në mënyrë që brenda pak ditësh të konstatohet tregtia e padrejtë dhe shkelësit të ndëshkohen”.

Deri më tani, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka hapur më shumë se 30 raste për shkelje të Ligjit për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë rreth 150.000 euro. /SHENJA/

 

MARKETING