(VIDEO) Gjesti i gjyqtarit Munuera Monteros në ndeshjen kundër Albacetes, bezdis tifozët e Barcelonës
Gjyqtari i ndeshjes Albacete-Barcelona, Jose Luis Munuera Montero ka bërë një gjest në fund të ndeshjes së Copa del Rey duke zemëruar tifozët mysafirë.
Barcelona e mposhti Albaceten me rezultat 2-1 të martën mbrëma në Estadio Carlos Belmonte për të arritur në gjysmëfinale të Copa del Rey.
Golat e shënuar nga Lamine Yamal dhe Ronald Araujo i dhanë epërsinë Barçës përpara një përgjigjeje të vonë të vendasit.
Në minutat e fundit pati një dramë të vërtet pasi vendasit ishin shumë afër të barazonin dhe ishte mbrojtësi Gerard Martin, i cili largoi topin me kokë nga vija e portës.
🚨🎥 | Referee Munuera Montero almost raised his arms in celebration for Albacete’s apparent goal, before Gerard Martín cleared it off the line. #fcblive 🤨
pic.twitter.com/Up6BO9pOIi— BarçaTimes (@BarcaTimes) February 4, 2026
Megjithatë, drama arriti kulmin kur gjyqtari Munuera Monteros ngriti krahët sikur po donte të festonte dhe sinjalizonte gol.
Ky gjest i Monteros ka shkaktuar akuza për paragjykim nga tifozët e Barçës të cilët e quajtën skandaloz veprimin.
Gjesti i gjyqtarit të ndeshjes Albacete-Barcelona, është bërë viral tashmë.

