(VIDEO) Gjeorgjievski: Për 72 orë Shkupi do të pastrohet

(VIDEO) Gjeorgjievski: Për 72 orë Shkupi do të pastrohet

Përderisa partitë politike janë në fushatë zgjedhore, kryeqyteti po ngulfatet nga mbeturinat, ku premtimi kryesor i kandidatëve për qytetin e Shkupit është edhe pastrimi në tërësi i qytetit.

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, ka theksuar se Shkupi aktualisht po përballet me situatën më të keqe ndonjëherë. Ai në një emision televiziv, siç transmeton Mia, ka thënë se me organizim të mirë, problemet mund të zgjidhen shpejt dhe se në 72 orët e para do të kryhet një aksion i madh për pastrimin e qytetit, në të cilën do të përfshihen të gjitha komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore.

ORCE GJORGJIEVSKI, KANDIDAT I VMRO-DPMNE-SË PËR QYTETIN E SHKUPIT

Na duhet vetëm një organizim i mirë. Nuk ka pasur kurrë një situatë kaq të keqe sa sot, duhet ta pranojmë këtë, dhe kjo është një situatë faktike. Por kur them një organizim i mirë, besoj se di ta organizoj mirë situatën dhe t’i zgjidh problemet. Në 72 orët e para, siç paralajmërove, me përgjegjësi pohoj se qyteti do të pastrohet, do të bëhet një pastrim i madh i përgjithshëm, në të cilin jo vetëm qyteti do ta bëjë, por të gjitha komunat do të ndihmojnë këtu, ky është organizimi”.

Gjorgjievski theksoi se në katër vitet e fundit nuk ka pasur asnjë takim koordinues me Qytetin e Shkupit, gjë që e konsideron të papranueshme. Ai theksoi se si kryetar i BNJVL-së ka treguar se si bashkëpunimi duhet të jetë në interes të qytetarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING