(VIDEO) Gjeorgjievski paralajmëron dislokimin e “Usjes”

(VIDEO) Gjeorgjievski paralajmëron dislokimin e “Usjes”

Kreu i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski mbështet protestuesit dhe qytetarët të cilët një ditë më parë protestuan kundër fabrikës së çimentos Usje e cila llograitet si një nga ndotësit më të mëdhenj të vendin tonë dhe është një nga fajtorët kryesorë se pse kryeqyteti gjendet në mesin e qyteteve më të ndotura në Europë.

Në një prononcim për media, Gjeorgjievski tha se po mendohet edhe opsioni për dislokimin e fabrikës, megjithatë tha se bëhet fjalë për kompani private dhe është e vështirë. Kryetari i Shkupit tha se është problem i trashëguar ndër vite dhe se do të punojnë në mënyrë sistematike që në të ardhmen mos të ketë kompani dhe veprimtari të tilla nëpër vendbanime.

ORCE GJEORGJIEVSKI – KRYETAR I QYTETIT TË SHKUPIT

“Nuk është diçka që mund ta bëjmë brenda natës dhe ta dislokojmë. Do duhet angazhim në atë drejtim, do të duhet që të veprojmë të gjithë në mënyrë sistematike dhe besoj se mund të arrijmë që për gjeneratat e ardhëshme të mos kenë kompani të tilla, poasçërisht në këtë pjesë të Shkupit”.

Gjeorgjievski sqaroi se USJE është ndërtuar shumë kohë më parë, në kohën kur edhe Shkupi s’ka qenë i shtrirë gjeografikisht në këtë masë që është tani dhe aso kohe është llogaritur si fakt se ajo zonë nuk është e banueshme.

Të shtunën  një numër i madhë i qytetarëve protestuan para Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Ambientit duke kërkuar mbylljen e fabrikës së çimentos USJE dhe duke akuzuar atë për ndotje masive të ajrit dhe fajtor për sëmundjen e popullatës që jetojnë dhe veprojnë në rrethinë të fabrikës. Në këtë drejtim, edhe Ministri i Ambientit Jetësorë Muhamed Hoxha ka paralajmëruar kontrolle të shtuara në kompaninë në fjalë për të parë nëse e njëjta plotëson kushtet për marrje të Licencës A për punë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING