(VIDEO) Gjatë vitit të kaluar 30 mijë qytetarë të RMV-së kanë marrë leje qëndrimi në BE

(VIDEO) Gjatë vitit të kaluar 30 mijë qytetarë të RMV-së kanë marrë leje qëndrimi në BE

Është rritur numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë lejeqëndrim në BE. Sipas të dhënave te Eurostat, 30.004 qytetarë të Maqedonisë së Veriut për herë të parë kanë marrë lejeqëndrim në vendet anëtare të BE-së në vitin 2023. Ky raport paraqet rritje për 413 persona krahasuar me vitin 2022 ku 29.591 qytetarë të Maqedonisë kanë marrë leje të tillë.

EUROSTAT

Nga numri i përgjithshëm , 13.730 persona kanë marrë leje për arsye familjare, 1.028 për arsim dhe 2.535 për shkaqe të tjera”.

Të dhënat tregojnë se është rritur shumë interesi për qëndrim në BE. Në rajon, më shumë leje për në BE gjatë vitit 2023 kanë marrë qytetarët e Serbisë, pastaj vjen Bosnja e Hercegovina me gjithsej 50.933 persona. Gjatë vitit 2023, në BE janë dhënë mbi 3,7 milionë leje për herë të parë për qëndrim të qytetarëve nga vende të treta ku ka rritje prej 4,7%. Arsyjet kryesore për dhënien e lejeqëndrimit janë: punësim, arsyje familjare, arsim dhe arsyje të tjera.

Më shumë lejeqëndrimi gjatë vitit 2023 u është dhënë qytetarëve të Ukrainës rreth 307.313 ku arsyeja më e shpeshtë ka qenë punësimi, pas qytetarëve të Ukrainës janë qytetarët e Bjellorusisë dhe Indisë. Ndërkaq për arsyje familjare janë më të shpeshta për qytetarët e Marokut 50.3%, Rusisë 39.4%, Brazilit 35.3%, ndërsa qytetarët e Kinës më së shumti kërkojnë leje për arsim.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING