(VIDEO) Gjashtë vjet nga marrëveshja e Prespës, VMRO ende polemizon

(VIDEO) Gjashtë vjet nga marrëveshja e Prespës, VMRO ende polemizon

Sot bëhen gjashtë vite nga nënshkrimi i marrëveshjes historike në Prespë mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila mbylli mosmarrëveshjes 27 vjeçare, për çështjen e emrit, pasi kjo e fundit pretendonte se Maqedonia e Veriut e ka vjedhur emrin e një rajoni grek. Me ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut, është hapur rruga për integrime euroatlantike, por edhe perspektiva të reja në marrëdhëniet bilaterale më Greqinë.

Marrëveshja u nënshkrua në peridhën kur tek fqinjët jugor në pushtet ishte SYRIZA, ndërsa tek ne LSDM-ja, dhe u nënshkrua nga ministrat e atëhershëm të jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në praninë e kryeministrave të atëhershëm Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mediatorit negociues Methju Nimic, ish-komisionieri për Zgjerimin e BE-së Johanes Han dhe ish Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Poltikë dhe Siguri, Federika Mogerines dhe përfaqësues të tjerë të lartë ndërkombëtarë.

Gjashtë vjetori i Marrëveshjes së Prespës, Maqedoninë e Veriut e gjen në një prag të formimit të Qeverisë së re, me partinë e VMRO-DPMNE-së, e cila në kohën kur është arritur marrëveshja ishin kundër kësaj marrëveshje, pasi sipas tyre do t’u humbiste identiteti.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, opozita greke dhe ajo maqedonase nuk e pranuan dhe e shpallën si tradhti ndaj popullit. Në një linjë me to, ishte edhe ish prsidenti Gjorgje Ivanov. Nga ana tjetër, bota perëndimore e përshëndeti arritjen e marrëveshjes historike. Të gjitha shtetet e BE-së, por edhe SHBA-të, i uruan palët për tejkalimin e kontestit 27-vjeçar mes dy vendeve.

Megjithatë, për të hyrë në fuqi marrëveshja duhej të ratifikohej në të dyja vendet, Përpara votimin ë Kuvend, Maqedonia shpalli referendum për emrin më 30 shtator të vitit 2018.

Referendumi u shpall i suksesshëm dhe i pranuar nga bota perëndimore, ndonëse opozita e mohoi të njëjtën gjë për shkak të mosarritjes së censusit prej 50%, pas kësaj edhe pse me vështirësi, pushteti i atëhershëm LSDM-ja arriti ti sigurojë 80 deputet për ta votuar atë në Kuvend.

Maqedonia e Veriut me këtë rast e nënshkroi protokollin për anëtarësim në NATO dhe në maj të vitit 2020, u bë anëtare e plotë përkrahë 29 shteteve tjera.

Ndërsa, në prag të formimit të Qeverisë së re e cila do të udhëhiqet nga VMRO-ja, Athina zyrtare po i kërkon garanci Maqedonisë së Veriut për respektimin e marrëveshjes ndërkombëtare. Presidentja Siljanovska Davkova dhe kryeministri i ardhshëm Hristijan Mickoski kanë përsëritur disa herë dhe kanë shpjeguar se e respektojnë Marrëveshjen e Prespës si marrëveshje ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë kanë të drejtë individuale dhe njerëzore se si ta emërtojnë shtetin e tyre.

Megjithatë, fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian tani mbahet peng nga fqiu tjetër, Bullgaria, që është sfidë e re për VMRO-DPMNE-së, e cila gjithashtu ka qenë kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING