(VIDEO) Gir: Vendimi për ndryshimin e Kushtetutës do të duhet të merret nga vetë shteti
Çështja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë është një vendim sovran që duhet ta marrë vetë shteti, theksoi sot ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer. Ai thotë se çdo shtet e rregullon Kushtetutën sipas specifikave, interesave dhe rrethanave të tij.
David Geer
“Përfshirja e disa komuniteteve në Kushtetutë nuk kërcënon interesat kombëtare të shtetit. Por gjithsesi, është një çështje që duhet të vendosë vetë shteti”.
Euroambasadori tha se vendosja e bullgarëve në Kushtetutë nuk është dramatike, pasi është vetëm një konsolidim I vlerësimit të tanishëm të marrëdhënieve ndëretnike.
David Geer
“Përsa i përket konkretisht ndryshimeve në Kushtetutë për përfshirjen e personave që vetëidentifikohen si bullgarë, në fakt këto ndryshime nuk do të jenë dramatike pasi do të jenë vetëm një konsolidim i vlerësimit tashmë të mirë që gëzon vendi kur bëhet fjalë për rregullimin e marrëdhënieve ndëretnike”.
Euroambasarori Girt tha se rruga e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE është e hapur, negociatat janë në vazhdim, Brukseli dëshiron ta shohë vendin si një anëtar të plotë të Unionit, me interes për vazhdimin e këtij procesi. /SHENJA/