(VIDEO) Georgiev: Sofja dhe Shkupi nuk kanë çështje të hapura

Sofja zyrtare nuk e konsideron si çështje bilaterale mosmarrëveshjet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë të cilat kanë bllokuar rrugën eurointegruese të vendit. Ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev, duke folur sot për Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhënieve fqinjësore midis dy vendeve tha se vendi nuk po i kupton proceset evropiane dhe po shman përgjegjësinë.
MARKETING
Georg Georgiev, Ministër i Jashtëm i Bullgarisë
“Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin në fjalimeve të fqinjëve tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, sepse kjo tregon mungesë të të kuptuarit të proceseve evropiane dhe një shmangie të mundshme të përgjegjësisë. Sofja dhe Shkupi nuk kanë një çështje të hapur”.
Ai tha se “gjithçka që kërkohet prej tyre po bëhet, si dhe nga anëtarët e Parlamentit Evropian”.
Georg Georgiev, Ministër i Jashtëm i Bullgarisë
“Shqetësimet e Bullgarisë janë marrë në konsideratë. Përmbajtja diplomatike nga ana jonë nuk duhet të ngatërrohet me mosveprimin. Bullgaria nuk duhet të sillet si një “shtet histerik”.
Ndërkohq, kryeministri Hristijan Mickoski gjatë fundjavës deklaroi se, Maqedonia e Veriut po komunikon me Komisionin Evropian për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Bullgarinë, por presin përgjigje nga Sofja për një takim të mundshëm midis përfaqësuesve zyrtarë të dy vendeve. Takimi do të zhvillohej në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë më 24 dhe 25 qershor. Nga pala maqedonase, përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut do të jetë presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, ndërsa nga pala bullgare është e sigurt se do të jetë kryeministri Rosen Zheljazkov, megjithëse pritjet ishin se do të ishte presidenti Rumen Radev.
Teuta Buçi /SHENJA/