(VIDEO) Georgiev: Bullgaria nuk do të vendosë kushte të reja pas ndryshimeve kushtetuese

(VIDEO) Georgiev: Bullgaria nuk do të vendosë kushte të reja pas ndryshimeve kushtetuese

Bullgaria nuk ka dhe nuk mund të ketë kushte dhe kërkesa shtesë për qasjen e Maqedonisë së Veriut në BE dhe kjo u dëshmua me rezolutën e re të miratuar nga kuvendi bullgar, ka deklaruar sot ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev.  Duke komentuar shtyrjen e votimit në Parlamentin Evropian për raportin vjetor mbi përparimin e Maqedonisë drejt BE-së, ai tha se anëtarësimi në BE nuk është i garantuar, ai bazohet në kritere dhe kushte specifike, të cilat duhet t’i përmbushë çdo vend kandidat për anëtarësim.

MARKETING

Georg Georgiev, Minsitër i Jashtëm i Bullgarisë

“Ky është një sinjal i qartë dhe i mjaftueshëm i qëndrueshmërisë sonë, një konfirmim i mesazheve që kemi transmetuar gjithmonë, dhe me këtë ne i përgjigjemi nga pozicioni më i lartë shtetëror në Bullgari të ashtuquajturave shqetësime të partnerëve dhe miqve tanë përtej kufirit perëndimor, të cilët kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre se nëse ata ndryshojnë Kushtetutën e tyre, Bullgaria mund të vendosë kushte shtesë. Kjo nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë as në këtë rast”

Ai më tej ka shtuar se, Bullgaria është e shqetësuar nga deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili, siç thotë ai, i lejoi vetes të publikonte gjëra “që vijnë nga kuzhina” e organit të pavarur legjislativ evropian. Georgiev tha se qëndrimi i tyre ka qenë gjithmonë i ndershëm dhe i hapur.

Georg Georgiev, Minsitër i Jashtëm i Bullgarisë

“Ne gjithmonë kemi thënë se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut, është si në interesin ashtu edhe në prioritetin tonë, një investim në arkitekturën e përbashkët të sigurisë së të gjithë rajonit. Megjithatë, ne duam që të respektohet parimi i meritave tona. Ne këmbëngulim në zbatimin e konsensusit të vitit 2022, sepse është ai që mat në mënyrë cilësore dhe objektive progresin e vendit”, tha ministri i jashtëm bullgar.

Në një letër drejtuar kolegëve të tyre, eurodeputetët bullgarë shprehën dyshime për integritetin e Raportit dhe raportuan parregullsi, duke përfshirë rrjedhje të paautorizuar dhe të parakohshme të informacionit të brendshëm parlamentar, elementëve kryesorë të draft-dokumentit dhe amendamenteve kompromisuara drejtuar autoriteteve të RMV-së. Mediat bullgare ndanë si shembull deklaratën e Kryeministrit Mickoski, të datës 1 qershor, se ai ishte njohur me raportin në detaje të mëdha paraprakisht.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING