(VIDEO) Gazetarët porositën politikanët: Nuk mundet më kështu!

(VIDEO) Gazetarët porositën politikanët: Nuk mundet më kështu!

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Sindikata e pavarur të gazetarëve dhe punonjësve medial, sot kanë organizuar Marsh protestues, duke filluar nga qeveria deri tek Parlamenti.

Gazetarët  para qeverisë shprehën pakënaqësinë për sulmet ndaj gazetarëve, fyerjet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrencën e pandershme, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë, gjendja e keqe socio-ekonomike.

Kryetari i SHGM-së Mlladen Çadinovsi dhe kryetari I Sindikatës,  Pavle Bellovski, dërguan  një sërë kërkesa tek Qeveria dhe Kuvendi.

Në emër të të gjithë gazetarëve dhe punonjësve medialë ata kërkuan:

Miratim urgjent të ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e gazetarëve dhe punën e mediave, dhe zbatimin e tyre në mënyrë të përpiktë.

Funksionarët shtetëror dhe politikanët të respektojnë gazetarët dhe operatorët.

Të ndalojë piarin agresiv shtetëror.

Mbështetje për gazetarët dhe mediat lokale.

Respektimi i të drejtave të punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias.

Kushte të sigurta pune për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadinovski,  gjithashtu kërkoi  zbatim të shpejtë dhe efikas të ligjeve që kanë të bëjnë me sigurinë e gazetarëve.

MLLADEN ÇADINOVSKI-KRYETAR I SHGM-SË

“Ndaloni trendin negativ të fyerjve  poshtërues nga ministra, drejtorë dhe politikanë. Ndaloni parin agresive shtetërore, që ua merr  punën gazetarëve. Piari shtetëror ua merr punën gazetarëve, operatorëve dhe fotoreporterëve. Qeveria ka krijuar redaksinë më të madhe në vend dhe institucionet shtetërore dhe drejtuesit e tyre e kanë problem të kuptojnë se nuk është transparencë kur pret me ditë përgjigje dhe merr një Piar-pamflet për një njoftim”.

Ndërkaq, Kryetari i Sindikatës, Pavle Bellovski, tha se janë dëshmitarë që të drejtat e punës, edhe ato më elementare, të punëtorëve mediatik nuk respektohen, madje sipas tij, ato  anashkalohen.

PAVLE BELLOVSKI-KRYETAR I SINDITIKATËS TË GAZETARËVE

“Ne duhet së bashku, të bashkuar në këtë marsh, të vazhdojmë të kërkojmë të drejtat tona dhe të luftojmë për atë që na takon sipas ligjit. Këto situata mund të përmirësohen vetëm me nënshkrimin e Marrëveshjeve Kolektive, të cilat do të përcaktojnë kushtet e punës, si dhe detyrimet dhe detyrat e të dyja palëve, shumë më saktë. Për të arritur sukses në nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive që njëherë e përgjithmonë do t’i japin fund anarkisë, duhet dialog, dialog nga të gjithë dhe fitore për të gjithë”.

Gazetarët  gjithashtu kanë kërkuar që sulmi ndaj gazetarit, të marrë epitetin,  si sulmë ndaj një personi zyrtarë, pasi sipas tyre,  sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulm ndaj publikut, gjegjësisht ndaj të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING